E Shtunë, 31 Tetor 2026

METE: S'ka rrezik përmbytje

Vazhdojnë shkarkimet prej kaskadës së Drinit përkatësisht në hidrocentralin e Fierzës shkarkohet 650 m3 në sek, në Vaun e Dejës 750 m3 në sek dhe në Koman 600 m3 në sek. Këto shkarkime sipas zv.ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës do të vazhdojnë derisa Fierza të arrijë në nivelin e 295 m.
Megjithatë sipas zv.ministrit situata nuk është alarmante dhe nuk ka rrezik për përmbytje. Megjithatë vazhdoi ai situata do të mbahet në monitorim të vazhdueshëm duke qenë se dhe reshtjet do të vazhdojnë.
Reshjet e shumta të orëve të fundit kanë rritur nivelin në Fierzë dhe si rezultat dhe prodhimi i energjisë ka qenë në kuota maksimale si dhe eksportimi gjithashtu.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›