E Diel, 1 Nëntor 2026

Memorandum bashkëpunimi mes gazetarëve shqiptarë dhe atyre të Vojvodinës

Unioni i gazetarëve shqiptarë dhe shoqata e gazetarëve të Vojvodinës, në Serbi kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi mes dy organizatave. Marrëveshja u nënshkrua mes dy krerëve të dy shoqatave, Aleksanër çipa, dhe Igor Aleksiç. Përmes këtij memorandumi dy unionet e gazetarëve shqiptarë dhe atyre të Vojvodinës, synojnë që të bëjnë një njohje më të mirë të gazetarisë, dhe për të pasur një ndërsjelltësi më të gjerë në shkëmbimin e informacionit. Z. Aleksiç u shpreh se vendet tona kanë dalë nga një periudhë tranzicioni dhe ne shpesh ngatërrojmë gazetarinë me politikën.
Nga ana e tij Z. çipa u shpreh se bashkëpunimi midis dy vendeve do të sjellë më tepër arritje në fushën e ndërveprimit reciprok të informacionit.
Kjo marrëveshje tregon dhe njëherë për fshirjen e ndarjeve nacionaliste në fushën e komunikimit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›