E Shtunë, 31 Tetor 2026

METE, pasqyron situatën në HEC-e

Ministria e Ekonomisë dhe Energjitikës bëri publik një raport në lidhje me gjendjen e kaskadës së lumit Drin deri në ora 16:00 të ditës së sotme.
Sipas të dhënave zyrtare nga METE, rezulton se prurjet në liqenin e Fierzës janë rritur ndjeshëm në 1160 m3ujë/sek, ndërsa shkarkimi në këtë hidrocentral është 710 m3ujë/sek.
Niveli i ujit në Fierzë është në kuotën 296.63 metra, më tepër se gjysme metri mbi nivelin maksimal lmbajtës të lejuar 296 metër.
Në Koman, prurjet janë 282 m3ujë/sek, niveli është 173.9 metër ndërsa shkarkimi është në 900 m3ujë/sek.
Më problematik për shkak të sasisë së ujit që po shkarkon si dhe për rrjedhen direkte në zonën e NënShkodrës është HEC-i i Vaut të Dejës.
Niveli aktual në këtë hidrocentral është 75.68 metër, prurjet janë 200 m3ujë/sek ndërsa shkarkimi është 1500 m3ujë/sek.
Shkarkimi i ujit nga tri HEC-et është rritur me një të tretën krahasuar me ditën e djeshme.
Ndërkohë, Ministri i Brendshëm Lulzim Basha ka pohuar se 1280 hektarë tokë në Shkodër, tashmë janë përmbytur nga uji.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›