Fier, zjarr në Topojë dhe Shtyllas

Flakët e zjarrit kanë përfshirë mëngjesin e sotëm, rrethinat e Fierit. Zjarri ka rënë në fshatin Topojë dhe Shtyllas të këtij qyteti.
Flakët e shumta të zjarrit kanë përfshirë në Topojë një pyll, ndërsa në Shtyllas zjarri ka përfshirë vreshta dhe ullishte.
Forcat e zjarrëfikseve kanë shkuar në vendin ku ka rënë zjarri dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërkohë që ende nuk dihen arsyet e tij.