Memorial pas 110 viteve, përkujtohet masakra e ushtrisë serbe në fshatin Gjuzaj të Lushnjës

Pas 110 vjetësh është bërë i mundur përkujtimi i emrave të 27 burrave të fshatit Gjuzaj në Lushnjë, të vrarë nga serbët më 25 mars 1913.
Ndërtimi i një memoriali pranë vendit të masakrës është një ngjarje shumë e madhe për banorët, të afërmit e cilëve u vranë nga serbët.
Asnjë nga sistemet politike që kaloj Shqipëria nuk e kishte përkujtuar këtë ngjarje, si monarkia, diktatura dhe demokracia.
Pasi një nga djemtë e fshatit u njoh me këtë histori bëri të mundur ndërtimin e një memoriali, për të kujtuar gjakun e të vrarëve.
Nga 27 të vrarët vetëm njëri arriti të mbijetonte, Mustafa Zhyra, i cili tregoi ngjarjen për të ardhur gojë më gojë deri në ditët e sotme.
Sipas historianeve, ushtria serbe kërkonte të merrte troje në Lushnjë e pastaj do të kalonte në Berat. Pikërisht gjatë mësymjes ata hasen në rezistencën e burrave të fshatit Gjuzaj.
Familjarët e 27 të vrarëve i kanë kërkuar presidentit Bajram Begaj të japë vlerësimin për këto emra të cilët u vranë për të mbrojtur familjen, atdheun dhe pasuritë shqiptare.
/rtsh.al/