E Shtunë, 31 Tetor 2026

Menaxheri i Balakut gjen Mikaelin e ri te Fanol Perdedaj



Fanol Perdedaj ne nje skuader me Mikael Balakun kapitenin e Gjermanise Virtualisht po. Talenti me i fundit kosovar mesfushori shkaterrues Fanol Perdedaj i Hertes se Berlinit menaxhohet nga Mikael Beker njeheresh edhe agjenti i futbollistit me te rendesishem gjerman ne dhjete vitet e fundit.
Drejtuesit e skuadres se kryeqytetit gjerman Herta e Berlinit synojne ta lene te ardhmen e ekipit ne doren e te rinjve dhe nje nga keta eshte dhe talenti kosovar Fanol Perdedaj. Trajneri Markus Babel u ka kerkuar drejtuesve te klubit qe te zgjasin kontraten me Perdedaj deri ne vitin 2014 futbollist profesionist qe nga viti 2009 e qe ka bere nje start endrrash ne dy ndeshjet e para te Bundesliges 2 ne te cilat Herta ka marre pike te plota. Fanol Perdedajn gazeta berlineze Berliner Morgenpost e percakton si nje Gatuzo te ri duke ofruar edhe statistika nga dy ndeshje e para te kosovarit 180 minuta te plota 18 dyluftime prej te cilave fitoi gjysmen e tyre 81 pasime prej te cilave 86 per qind ishin te sakta. Une do te beja nje idiotesi nese do te lejoja te largohej nje lojtar i tille - u shpreh pak dite me pare trajneri Babel per Berliner Zeitung.
Kontrata aktuale e Perdedajt skadon ne veren e vitit 2011 por klubi synon qe sa me shpejt Fanoli te firmose per perteritjen e saj deri ne vitin 2014. Menaxheri i klubit Michael Pretc tha Ne do te flasim me Fanolin dhe do te diskutojme rreth te ardhmes se tij. Eshte e qarte se ne duam ta mbajme ate sa me gjate. Bisedat e para priten te nisen gjate javeve te ardhshme me synimin qe ajo te jete gati gjate periudhes dimerore. Agjenti i FIFA-s Mikael Beker duke folur Berliner Zeitung tha Gezohem pa mase per perparimin e mrekullueshem nga ana e Fanolit. Por nga ana tjeter me duhet te pranoj se une personalisht nuk jam i befasuar. Te dielen ne Gjermani do te kete nje miniderb lojtaresh kosovare ne takimin Herta e Berlinit-Arminia Bielefeld e thene ndryshe midis Fanol Perdedaj dhe Besart Berishes.

11 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›