E Diel, 1 Nëntor 2026

Menaxhimi financiar ne institucionet publike dhe arritjet ne reformimin e tyre Nezir Haldeda, Zv/Minister i Financave

Eshte pothuajse e pamundur te gjendet ndonje veprimtari publike e cila nuk ka implikime financiare. Sipermarrjet apo veprimtarite qe agjencite shteterore apo institucionet buxhetore sic jemi mesuar t'i quajme dhe realizimi i misioneve qe keto kane, eshte i pamundur pa mbeshtetjen me burime financiare. Nese do te kete ndonje agjenci/institucion pa kosto, veshtire eshte te vertetohet se keto agjenci/institucione gjenerojne ndonje dobi publike.

Menaxhimi financiar luan nje rol te domosdoshem ne permbushjen e objektivave te organizates, agjencise apo institucionit. Eshte karburanti qe i jep jete dhe substance gjithe "motorit" te teresise se strukturave te sferes publike; administrates shteterore, institucioneve jashte strukturave shteterore, si ato te pavarura, njesite vendore, shkollave e universiteteve, spitaleve, etj, etj. Ne kuptim me te gjere cdo njesi organizative apo entitet qe ka nje mision ne baze te ekzistences se tij, menaxhimi financiar eshte i vetmi aktivitet qe prek cdo anetar/punonjes ne nje institucion.

Ambienti tejet konkurrues ne cdo nivel e dimension ka bere te rritet kjo konkurrence edhe midis juridiksioneve apo dhe me agjencite qe ofrojne sherbime por qe jane private ose jashte skemave tradicionale nga buxheti i shtetit apo ato lokale. Per me teper nga njera ane kemi rritje te kostos se sherbimeve qe qeveria duhet te ofroje (sepse rritet cilesia) nga ana tjeter qendron sfida tjeter ku qytetaret/taksapaguesit kerkojne gjithnje e ne rritje perdorim kost-efektiv te ketyre burimeve financiare. Ky ambient dhe keto sfida i vene menaxheret e ketyre institucioneve ne teresi, (agjencite/institucionet shteterore, njesite vendore, etj.) qe te jene krijues ne perdorimin e ketyre burimeve dhe te maksimizojne dobine publike ne funksion te misionit qe cdonjera ka.

Ne Shqiperi pas viteve '90 institucionet publike u orientuan duke reflektuar ndryshimet fondamentale te sistemit politik, por vetem 5 vitet e fundit ka pasur nje fokusim ne kete ceshtje, vemendje me plot axhende duke rezultuar shume produktive dhe te suksesshme ne fushen e menaxhimit financiar publik.

Menaxhimi financiar ne institucionet publike eshte nje teme shume e gjere, por do te ishte shume e rendesishme per te evidentuar disa nga karakteristikat qe kane shoqeruar kete proces transformimesh ne keto 5 vitet e fundit. Kjo evidence do te sherbente edhe per te percaktuar me qarte hapat per persosje te metejshme drejt konsolidimit dhe adaptimit te praktikave me te mira nderkombetare. Ne nje analize te fundit i gjithe ky proces synon perdorim sa me me eficence, efektivitet dhe ekonomi te parave publike dhe garantimi i cilesise se sherbimeve per taksa paguesit shqiptare. Ne nje analogji te thjeshte eshte i njejte me principin e sektorit privat ku aksioneret/investitoret kerkojne maksimizimin e vleres se kompanise per kapitalin e investuar, vecse ketu nuk eshte motiv fitimi, por ofrimi i sherbimeve.

Ne menyre te permbledhur le te listojme disa nga arritjet me kryesore ne kete proces duke pasur bindjen se dobia e nje informacioni te tille do te ishte edhe per individet apo institucionet qe nuk kane lidhje direkt me ceshtjen ne fjale.

Se pari, ne keto vite te fundit kemi nje permiresim cilesor te kuadrit ligjor qe perbejne boshtin tek i cili themelohen, funksionojne dhe menaxhohen institucionet. Keto ligje perbejne rregullimet themelore si dhe parimet e standardet bashkekohore duke iu pergjigjur zhvillimeve te shpejta te vendit, perafrimit te legjislacionit me ate te EU "acquis communitaire". Ne keto ligje permendim vecanerisht; ate te sistemit buxhetor ne Shqiperi, te auditimit, te menaxhimit financiar, te inspektimit, etj. Kjo teresi ligjesh e asistuar dhe mbeshtetur nga E.U. perbejne parimet dhe orientimet kryesore ne menaxhimin financiar te institucioneve dhe u shfuqizuan disa ligje dhe vendime qe paradoksalisht ishin akoma ne fuqi dhe disa here edhe referoheshin si baza ligjore. Absolutisht, vleresojme qe keto perbejne themelet rregullative dhe mbi te cilat ne menyre solide mund te ndertojme pritshmeri shume ambicioze per te ardhmen e institucioneve e te vendit ne teresi. Nderkohe qe implementohen keto, zhvillimi ecen me shpejtesi shume te madhe ndaj puna jone konsiston ne ndertimin e modelit per te siguruar vazhdimesi per te ndjekur kete realitet qe transformohet me shume shpejtesi.

Se dyti, eshte punuar duke krijuar nje kulture te re pune, nje standard profesional me i avancuar e bashkekohor. Tashme praktikat buxhetore te instaluara dhe qe zbatohen rigorozisht qe prej vitit 2006 ne buxhetin e shtetit nga institucionet buxhetore jane shprehje me e qarte e tyre. Ketu kam parasysh vec te tjerave; buxhetimin me programe i cili ben te mundur lidhjen e misionit, objektivave dhe produkteve qe cdo institucion duhet te sjelle/ofroje bazuar ne misionin qe ka. Ne keto 5 vite qe prej prezantimit me 2006-n eshte formalizuar dhe instaluar tashme programi buxhetor afatmesem, i cili ben te mundur jo vetem qeverine qendrore, por cdo institucion dhe njesi vendore te ndjeke kete procedure ligjore dhe teknike. Mund te duket teknike ne dukje por ne fakt ka nje rendesi te qenesishme sepse jo vetem demonstron, por siguron ne menyren me racionale vazhdimesine e institucioneve, te misioneve te tyre, te cfaredo lloj natyre qofshin keto.

Eshte standardizuar dhe harmonizohet ne shkalle kombetare fusha e Auditimit dhe Menaxhimit financiar, qe bazuar ne ligjet perkatese jane ngritur struktura harmonizuese ne Ministrine e Financave qe harmonizojne kete proces dhe perhapin njohurite profesionale dhe standardet me te mira te E. U. ne keto ceshtje. Eshte bere nje revolucion teresor ne sherbimin ndaj institucioneve nga thesari dhe ku cdo transaksion qe lidhet me perdorim te fondeve buxhetore kryhet elektronikisht pa qene nevoja e perdorimit te letres dhe kursyer kohe dhe burime financiare ne mase te konsiderueshme. Per me teper kjo ka bere qe te rritet edhe shpejtesia e raportimeve dhe publikimi i tyre ne nivel kombetar ne menyre sistematike dhe cilesore.

Pjese e ketyre standardeve bashkekohore ne keto vite eshte se per here te pare ne historine e institucioneve publike shqiptare eshte siguruar lidhja organike e misionit, funksionit dhe produkteve/sherbimeve qe cdo institucion realizon me buxhetin, me burimet financiare. Keto jane formalizuar dhe strukturuar ne menyre qe principet baze te jene edhe te unifikuara ne shkalle kombetare, por jane pasur parasysh edhe vecorite e specifikat qe ka cdo grup institucionesh apo agjencie qe t'i permbahen ne menyre te plote standardeve e praktikave me te mira nderkombetare perfshire ketu pavaresine institucionale, pergjegjshmerine, etj.

Kjo eshte shume e rendesishme ne aspektin kyc te menaxhimit financiar qe eshte pergjegjshmeria e titullarit/titullareve. Tashme titullaret behen pjese e hartimit te buxhetit dhe jane te detyruar te argumentojne cfare do te sjellin/ofrojne per qytetaret, banoret, studentet, pacientet, etj., sipas rastit. Kjo eshte njera ane e pergjegjesise, nga ana tjeter titullaret do te jene pergjegjes perpara trupes mbikeqyrese, keshillit, entit, etj., sipas rastit. Nuk mund te leme pa permendur prezantimin dhe elaborimin e konceptit te riskut qe deri ne keto vite nuk ishte ne terminologjine e perditshme te titullareve/menaxhereve te institucioneve tona publike. Ka nje sere aktesh dhe sistemesh qe formalizojne strukturat e mbikeqyrjes se tyre, te perfaqesimit, te monitorimit, pergjegjshmerise e komunikimit te ketyre institucioneve me palet e interesuara dhe me publikun ne pergjithesi. Absolutisht qe edhe ketu hapesira per permiresim ka dhe nje sere projektesh nga me te ndryshmet asistojne kete axhende ne shkalle kombetare e rajonale.

Se treti, institucionet publike jane permiresuar dhe po konsolidohen.

Ketu kemi parasysh decentralizimin dhe konsolidimin e pavaresise se tyre ne menaxhimin ne teresi, por dhe ate financiar. Institucione te tilla shteterore si universitetet, spitalet, njesite vendore, etj kane nje shkalle te plote pavaresie ne buxhetet e tyre. Por, jo vetem keto, ne fakt te gjitha institucionet kane nje nivel qe s'e kane pasur me pare dhe tashme jane vete institucionet qe formulojne programet dhe alokojne burimet financiare disponibel.

Ne kete kuader dhe ate te kapaciteteve te permiresuara tashme institucionet jane bere te afta te terheqin financime te huaja nepermjet dhjetera programeve nga me te ndryshmet dhe qe perbejne pjese te rendesishme ne buxhetet e tyre, por dhe ndihmojne permbushjen e misioneve qe kane. Kjo i sherben me se miri gjithe misionit dhe angazhimit teresor te qeverise per ndertimin e fuqizimin e institucioneve. Nje pjese e ketyre dhe kryesisht pushteti vendor tashme eshte ligjerisht por dhe praktikisht ne gjendje te marre hua ne tregun e brendshem dhe me gjere. Ka disa shembuj ne kete risi qe ka vetem 2-3 vjet me hyrjen ne fuqi te ligjit per huamarrjen e njesive te pushtetit vendor.

Gjithashtu, ne kete rruge progresi te institucioneve ne teresi, po perfitojne dhe marrin eksperiencat me te mira nepermjet kooperimit me institucionet homologe evropiane si shkembime eksperiencash, aktivitete te perbashketa, etj duke sjelle keshtu permiresimin e tyre drejt standardeve me te mira.

Pjese e ketyre eksperiencave dhe transformimeve qe kalojne institucionet publike jane dhe pershtatja me ndryshimet e prioriteteve dhe politikave baze te qeverise ne afat- mesem dhe afat-gjate. Ketu kam parasysh qe nje institucion i caktuar duhet t'i pergjigjet permbushjes se nje politike ekonomike sociale dhe te gjeje misionin dhe objektivat per arritjen e tyre. Ne kete menyre ka pasur dhe do te kete shume raste kur institucione te tera jane krijuar, ristrukturuar apo dhe "likuiduar" sepse ne kushte te reja tashme te krahasueshme denjesisht me ato evropiane nuk ishin ne ato nivele e standarde qe mund te ofronin sherbimet e duhura.

Kjo eshte pjese e reformave ekonomike e sociale ne teresi dhe nuk mundet qe institucionet te mbeteshin jashte. Ndaj te ambientuarit me kete lloj levizje e reformimi te vazhdueshem eshte dhe vazhdon te mbetet sfida kryesore e institucioneve tona. Keto institucione duhet t'i pershtaten zhvillimeve tona te shpejta, nevojes per reforme ne kulturen menaxheriale ne menyre qe te arrijme standarde me te mira evropiane e nderkombetare. Dhe pjese e kesaj kulture eshte pranimi i sfides, i ndryshimit dhe adaptimit te shpejte me realitetin, me modelin me te avancuar. Ky adaptim ne jo pak raste kerkon sakrifica qe ne disa raste jane jo te lehta per t'u implementuar, pasi pas cdo reforme eshte dhe faktori njerezor dhe ai kulturor.

Vetem keshtu garantohet qe qytetaret dhe taksapaguesit shqiptare marrin maksimumin nga taksat e tyre dhe mbajne nen monitorim te vazhdueshem performancen e institucioneve ne teresi, modernizimin e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›