E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllet pa probleme procesi i votimit ne komunen Shale

Eshte mbyllur pasditen e djeshme procesi i votimit per zgjedhjet e pjesshme ne komunen Shale te qarkut te Shkodres. Pas deshtimit te mbajtjes se tyre ne dy raunde, dje rreth 1800 banore te kesaj komune kane votuar per te zgjedhur drejtuesit lokale. Procesi i votimit ka nisur normalisht ne oren 07:00 dhe ka vijuar pa probleme. Komisionet jane ngritur dhe kane vijuar punen normalisht ne te pese qendrat e votimit qe ka kjo komune. Ne gare per kreun e kesaj komune jane kreu aktual, Dede Tonaj i Partise Demokratike qe kandidon per grupimin "Aleanca per qytetarin" dhe Bal Vuksani qe kandidon per "Aleanca per te Ardhmen". Procesi eshte mbyllur ne oren 19:00 dhe pas ketij orari ka nisur transportimi i kutive te votimit dhe bazes materiale ne Komisionin Zonal te Administrimit Zgjedhor ku behet numerimi. Edhe pse raundi i trete i zgjedhjeve, ne keto zgjedhje eshte vene re nje prani e konsiderueshme e qytetareve qe kane marre pjese ne proces. Sipas te dhenave te KQZ-se rreth 50 per qind e banoreve te zones u jane drejtuar kutive te votimit. Per zhvillimin normal te zgjedhjeve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kish marre te gjitha masat dhe kish pergatitur infrastrukturen e nevojshme per mbajtjen e zgjedhjeve ne 5 qendrat e votimit. Pritet qe fituesi i zgjedhjeve te shpallet gjate oreve te para te mengjesit te sotem. Edhe pse eshte nje numer relativisht i vogel votash per tu numeruar, distanca e larget e komunes dhe transportimi i bazes materiale ka bere qe kutite te mberrijne rreth mesnates ne vendin ku ndodhet grupi i numerimit. Me shpalljen e fituesve dhe respektimin e afateve per ankimime, mbyllja e procesit ne Shale shenon dhe mbylljen perfundimtare te gjithe procesit te zgjedhjeve vendore te tete majit.

Masat

Mos zhvillimi i zgjedhjeve pergjate dy raundeve dhe problemet me komsioneret dhe simpatizantet qe bllokonin bazen materiale, kane bere qe forcat e rendit ne Shkoder te marrin masa per zgjedhjet ne komunen Shale. Drejtoria e Policise se Qarkut Shkoder, ne zbatim te Kodit Zgjedhor per detyrat e forcave te rendit ka marre persiper ruajtjen e te pese qendrave te votimit. Forcat e policise kane shoqeruar materiale e votimit gjate dates 20 si dhe kane siguruar transportimin e tyre nga komsioneret pas perfundimit te procesit te votimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›