E Shtunë, 31 Tetor 2026

Menaxhimi i mbetjeve diskutohet projekti


170 milionë euro është kostoja për zbatimin e projektligjit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve që po diskutohet nen për nen në Komisionin e Integrimit.

Drejtori i Politikave te Mjedisit Pellumb Abeshi sqaroi se cdo hallke e pushtetit do te kete kompetencat e veta per trajtimin e mbetjeve.

"Përgjegjësia te adresohet të drejtpërdrejt tek institucionet që janë të ngarkuara dhe që duhet të përgjigjen për ndalimin e kalimit tranzit. Problematika më e madhe, jo vetëm në Shqipëri, është problemi i administrimit te mbetjeve të rrezikshme. Për të shmangur ndonjë incident që mund të ndodhë gjatë transportit tranzit brenda territorit tonë që mund Isha i bindur që nuk do të merrja përgjigje për zotëruesit e mbetjeve pranë lumenjve, pranë rrugëve të ndryshme të Shqipërisë, pranë përrenjve, sepse ligji është deklarativ dhe nuk zgjidh asgjë

Ditmir Bushati
Deputet i PS-se të shkaktojë ndotje, dëmtim të mjedisit është propozuar kjo alternative", tha Abeshi.

Deputeti i opozites Ditmir Bushati ka kujtuar se ne Shqiperi ndotja e mjedisit eshte ne parametra shume te larte. Ka ndotje te ajrit nga fabrikat e cimentove, nga djegia e gomave dhe gati te gjithe lumenjte tha Bushati, jane te mbushur me mbetje.

"Isha i bindur që nuk do të merrja përgjigje për zotëruesit e mbetjeve pranë lumenjve, pranë rrugëve të ndryshme të Shqipërisë, pranë përrenjve, sepse ligji është deklarativ dhe nuk zgjidh asgjë. Kush do t'i deklarojë, si do t'i deklarojë, cili është mekanizmi?Nuk ka asnjë plan as për këtë cështje", tha Bushati.

Zoti Bushati nuk e ka votuar kete projektligj pasi ai nuk ka te saktesuar koston hap pas hapi dhe nuk ka te qartesuar marrjen e te gjitha masave ne terren. Nderkaq deputetja e maxhorancës Mesila Doda ka kerkuar pershpejtim te procedurave per korrgjimin e te gjitha verejtjeve.

Deputetet e opozites jane ndaluar tek menaxhimi i mbetjeve dhe jane treguar skeptikë per ta kthyer kete proces ne fitimprures.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Bëhu c'të duash, futu kopace, kokën nuk e ngrenë
Artan Mullaj - Si në çdo fillimi sezoni të ri, batutat e politikanëve u paraprijnë betejave reale. Vjeshta ka trokitur me paralajmërime surprizash. Ministrave u hiqet buxheti dhe tenderët
Merr jetë projekti i ministrit të Financave, Ridvan Bode, hartuar në vitin 2008, por që në gusht të 2011-s ka hyrë në fuqi. “SHISH, njerëz të lidhur me krimin?”
Ditën e fundit të vitit 2007 ambasada amerikane e ka mbyllur duke i dërguar Uashingtonit një kabllogram duke hedhur hije dyshimi se në Shërbimin Informativ Shtetëror kanë mundur të infiltrohen elementë nga krimi organizuar. “Berisha ka frikë nga Gërdeci”
Vizitës së ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit, Stuart Jones në Tiranë i ka paraprirë një informacion i detajuar se ku duhet ta përqëndronte bisedën me zyrtarët shqiptarë. Topalli: Nuk kundërshtova PS-në
Kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli hodhi poshtë deklaratën e kreut të Partisë Socialiste Edi Rama se ajo ka kundërshtuar draftin e Partisë Socialiste për ndryshimin e rregullores, për shkak se ajo mbrojti votimin e hapur në parlament për anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, për të cilën opozita kërkon shfuqizimin.

Lajmet kryesore

Masa të forta tek Krimet e Rënda
Siguri e lartë për gjyqtarët
Fushë-Krujë, ndalohet arratisja nga burgu
Bërnjak, KFOR heq telat me gjemba
Shpërthim në Ankara, viktima
Pronat, problemet më të mëdha janë burokratike

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›