Masa te forta tek Krimet e Renda

Pas vrasjes së gjyqtarit të Shkallës së Parë Vlorë Skerdilajd Konomi,Gjykata e Krimeve të Rënda përforcon masat e sigurisë për ruajtjen e gjyqtarëve brenda ambienteve te ketij institucioni.
Top Channel ndoqi nga afër që në orët e para të mëngjesit procesin e kontrolleve që kryhen në këto ambiente. Një punonjës policie se bashku me nje qen policie që nuhat lendet plasese, kontrollon automjetet te cilat parkohen brenda gjykates, madje edhe makinat qe afrohen jashte oborrit rrethues. Ketij kontrolli madje i nenshtrohet jashte ambienteve edhe makina e Top Channel.
"Duke marre shkas nga ngjarja e Vlorës ne kemi forcuar masat. Ne gjykate hyjne Vrasja e gjyqtaritVlorë, protestë kundër krimit Spahiu: Vrasja e Konomit, një mesazh i qartë Nishani: Vrasja e Konomit, akt i krimit të organizuar tani vetem makinat e gjykates dhe prokurorise dhe te askujt tjeter, qofshin edhe zyrtare", tha zëdhënësja e Gjykates se Krimeve te Renda, Lavdie Hysaj.
Zedhenesja thekson kerkesen e kesaj gjykate per shoqerimin e gjykatesve deri ne shtepi me njerez te posacem.
Javen e kaluar me udher te kryetarit te Keshillit të Lartë te Drejtësisë, presidenti Bamir Topi eshte ngritur nje grup i posacem, i cili do vleresoje kushtet e sigurise se gjyqtareve ne vend. Nderkohe qe nenkryetari i KLD-së deklaroi se aktualisht nga nje komision i posacem eshte vendosur te ruhen me badigarde policie 15 gjyqtare emrat e te cileve, per arsye sigurie mbahen te fshehte.
Spahiu: Vrasja e Konomit, një mesazh i qartë
Disa ditë më parë nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu deklaroi në emisionin “Top Story”, në Top Channel, se vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, ishte një mesazh i qartë që kërkohej të jepej nga ekzekutorët.
Ai theksoi se Konomi u vra për cilësinë e tij si gjyqtar dhe denoncoi fenomenin e mosndëshkueshmërisë ndaj dhunuesve të anëtarëve të drejtësisë.
Spahiu ka theksuar se për shumë krime në Shqipëri dihen autorët dhe nuk thuhen asnjëherë, duke bërë përgjegjës për situatën e krijuar të gjithë mekanizmin shtetëror.
Sondazh
A eshte e rrezikuar jeta e gjyqtareve ne Shqiperi?
Po
Jo
Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_375'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(375); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Fushë-Krujë, ndalohet arratisja nga burgu
4 të dënuarit izolohen në dhoma të vecanta
Bërnjak, KFOR heq telat me gjemba
Shpërthim në Ankara, viktima
Pronat, problemet më të mëdha janë burokratike