Durres mbremje muzikore ruse
Me qindra artdashës të kulturës dhe artit rus, kanë mbushur sallën e teatrit “A. Moisiu” në Durrës, duke ndjekur me vëmendje dhe interes, një mbrëmje muzikore ruse, e cila mbajti peshë emocionet që përcolli nëpërmjet performancës Live.
Me këtë rast, grupi muzikor "Bis-Quit", orkestra famoze e “Shën Petërburgut” ka sjellë për artdashësit durrsakë një performancë unike me pjesët më të mira të interpretuara live, duke rrëmbyer duartrokitjet e spektatoreve e qytetit bregdetar,.
Në fjalën e rastit ambasadori rus Leonid Abramov tha se jemi në 20 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Rusi të cilat u rilidhën pas rënies së komunizmit.
Disa nga pjesët e interpretuara nga grupi muzikor rus ishin: “Përgjatë rrugës Piterskaja”, “Mbi fusha të dëlira”, “Sytë e zinj”, “Katjusha”, “Përse rreh zemra kaq fort” etj. Performanca e “Bis–Quit” në teatrin “A. Moisiu, ” u ndoq, përveç artdashësve, edhe nga ambasadori i Federatës Ruse në Shqipëri, Leonid Grigorieviç Abramov.
“Ditët e kulturës shpirtërore ruse” zhvillohen nga ambasada ruse në Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Ansambli muzikor “Bis-Quit” u formua në vitin 2002 dhe grupi i muzikantëve të rinj vendosën të përziejnë tingujt e instrumenteve popullore ruse me atë të saksofonit.
Grupi muzikor ka përforcuar dhe fituar ne vepra e zhanre të ndryshme dhe stile: Klasike, jazz, tango, latin dhe natyrisht, muzikës popullore ruse.