Menaxhimi i mbeturinave urbane OSBE tryeze diskutimesh ne Gjirokaster
Menaxhimi i mbeturinave urbane ka qene ne fokusin e tryezes se rrumbullaket te organizuar dje nga OSBE-ja ne Gjirokaster. Perfaqesuesit e pushtetit vendor dhe te grupeve te interesit kane diskutuar ceshtje te trajtimit dhe disiplinimit te mbetjeve urbane perfshire njekohesisht edhe ceshtjen e krijimit te nje landfilli ne rajonin e qarkut te Gjirokastres. Qarku i Gjirokastres perfshin gjashte bashki dhe 26 komuna dhe vetem dy njesi vendore kane nje menaxhim te mire te trajtimit te mbeturinave urbane te cilat jane Komunat e Dropullit te Siperm dhe ajo e Dropullit te Poshtem. Ne qytetin e Gjirokastres eshte menduar qe te ndertohet nje landfill ne afersi te fshatit Terbuc ne kufirin administrativ mes rrethit te Gjirokastres dhe Tepelenes.
Bashkite e Gjirokastres Tepelenes dhe Permetit mbeturinat urbane i depozitojne ne vende ku nuk kane leje mjedisore dhe perbejne gjithnje e me teper rrezik per intoksikimin e zones ku ato gjenden.