E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli historianeve Shkruani te vertetat e historise

Mos u ndikoni nga asnje lloj propagande por shkruani ate qe eshte e vertete Kryeparlamentarja ne Pogradec nderon dy te rinjte e pushkatuar ne 46-n

Ata qe merren me historine duhet te shkruajne te verteten e saj pa propagande. Kjo ishte thirrja e Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli nga Pogradeci ku nderoi dy te rinjte Mark Toci dhe Skender Cela te pushkatuar ne dhjetor te vitit lsquo46 nga ish-regjimi komunist. Thirrja e Kryeparlamentares eshte vazhdimesi e qendrimit te mazhorances e cila ka kerkuar qe te rishkruhet historia. Madje nje grup pune i ngritur nga Kuvendi do te diskutoje nese periudha 50-vjecare e komunizmit do te jete apo jo pjese e historise parlamentare debate keto qe ende nuk kane marre nje pergjigje perfundimtare nga historianet.

Thirrja e Topallit

Une vazhdimisht i kam ftuar ata qe kane per detyre te shkruajne historine ata qe kane deshmi ata qe kane dicka per ti treguar ketyre te rinjve qe jane ketu sot bashke me ne dhe qe duhet te degjojne per terrorin e asaj periudhe. Shkruani historine e mos u ndikoni nga cfare themi ne.

Mos u ndikoni nga asnje lloj propagande por shkruani ate qe eshte e vertete. Te verteten. Ne duhet te jemi te vertete me te verteten e historise tone Ne duhet te jemi te vertete me femije tane ne duhet te jemi te vertete me vendin tone - beri thirrje dje Topalli nga Pogradeci ku mori pjese ne nderimin e dy te rinjve te pushkatuar nga regjimi komunist. Gjate kesaj ceremonie ajo deklaroi se kjo dite kujtese eshte nje dite dhimbje jo vetem per familjaret por per gjithe shqiptaret. Kjo dite eshte nje dite kujtese pas 65 vitesh. Nje dite kujtese e mbushur me dhimbje te forta jo vetem per familjaret e ketyre dy te rinjve por per te gjithe ne. Kjo dite eshte ne kujtim te sakrifices se nenes motrave te tyre dhe gjithe atyre qe kane perjetuar terrorin dhe represionin qe ai sistem solli ne kete vend - tha Topalli. Sipas saj Skender Cela dhe Mark Toci ishin dy te rinj qe kishin te drejte te besonin endrren e nje Shqiperie te lire e nje Shqiperie te bukur nje Shqiperie te drejte. Por qe ne fakt nje nate ne terr ne pabesi pa gjyq dhe me plumba pas shpine perfundojne te hedhur diku pak kilometra me tej. Sot eshte nje dite kujtese por eshte edhe nje dite nderimi me perulje ndaj dy djemve te rinj dy studenteve qe kishin bere shkolla te mira. Ata mendonin qe duke studiuar ti sherbenin me mire vendit te tyre. Nderim Skender Celes dhe Mark Tocit per vepren e tyre nje veper qe u ngrit mbi sakrificen e jetes se tyre - theksoi Kryeparlamentarja ndersa falenderoi ish-presidentin e asaj periudhe Sali Berisha qe i dha titullin Martir i Demokracise Skender Celes e Mark Tocit. Topalli shtoi me tej se memoriali ku u nderuan dje Cela dhe Toci nuk eshte vetem i tyre por i gjithe atyre te rinjve qe gjate asaj periudhe pabesisht paburrerisht ne menyren me cnjerezore jane vrare dhe eshtrat e tyre ende ndoshta nuk jane gjetur. Pas kerkimeve shumevjecare te aktorit te mirenjohur Mirush Kabashi nip i Skender Celes te gazetarit Fatos Baxhaku e autoriteteve vendore eshtrat e dy te rinjve nuk jane mundur dot te gjenden. Topalli i falenderoi ata per punen e bere. Une sot i jam mirenjohese pa fund Mirush Kabashit qe nje dite me telefonoi dhe une pata nderin ta takoj ne zyren time. Ai me tregoi historine e Mark Tocit dhe Skender Celes. Une dua ta falenderoj zotin Kabashi dhe Fatos Baxhakun per punen qe kane bere per te bere te mundur qe sot te kemi nje memorial. Nje memorial i thjeshte qe thote shume. Nje memorial qe ja kishim borxh dy te rinjve.

Une sot falenderoj dhe ish Presidentin e asaj periudhe Sali Berisha qe i dha titullin Martir i Demokracise Skender Celes e Mark Tocit - deklaroi Kryeparlamentarja. Po dje Topalli mori pjese dhe ne ekspoziten e femijeve ne Pogradec kunder dhunes ne familje. Ajo vleresoi pikturat dhe vizatimet e femijeve pogradecare dhe ne menyre te vecante mesazhin qe ata percillnin.

Kryetarja e Kuvendit SHBA nje aleat i pazevendesueshem i Shqiperise

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli zhvilloi dje nje takim me kongresmenin Geri Peters anetar i Dhomes se Perfaqesuesve te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Gjate ketij takimi Kryeparlamentarja vleresoi Shtetet e Bashkuara jane nje aleat i pazevendesueshem i demokracise shqiptare. Ajo shprehu mirenjohjen per mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara per kombin shqiptar dhe per te gjithe shqiptaret ndersa vleresoi ne menyre te vecante mbeshtetjen amerikane per anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Ky anetaresim ishte nje nga ngjarjet me kulmore per Shqiperine dhe partneriteti yne ne Aleancen e Veriut eshte shume i rendesishem - tha ajo. Nje falenderim te vecante Kryetarja e Kuvendit beri per mbeshtetjen dhe rolin e pazevendesueshem te SHBA-ve per pavaresine e Kosoves ne sherbim te paqes dhe stabilitetit rajonal. Ajo shtoi se vendi yne eshte i interesuar per forcimin e metejshem te marredhenieve mes Parlamentit te Shqiperise dhe Kongresit Amerikan. Duke shprehur te njejtin interes per rritjen e shkembimeve nderparlarmamentare kongresmeni Peters theksoi se Shtetet e Bashkuara te Amerikes do te vijojne mbeshtetjen e gjithanshme per Shqiperine dhe kombin shqiptar. Ai shprehu kenaqesine qe pas Shqiperise do te vizitoje Kosoven permes nje udhetimi ne Rrugen e Kombit e do te ndaloje ne Prizren ne perurimin e vijimit te rruges se re. Me tej ne takim u theksua qe marredheniet ne fushen ekonomike te lartesohen ne nivelin e marredhenieve politike. Doktrina jone ekonomike me reduktimin e taksave investimet ne infrastrukture me dixhitalizimin e procedurave dhe privatizimet rezultoi nje doktrine e suksesshme e cila beri qe Shqiperia te mos kaloje ne recesion pavaresisht krizes serioze ekonomike globale - tha Topalli. Ajo vleresoi interesin e investitoreve amerikane per vendin tone duke nenvizuar se biznesi amerikan do te gjeje gjithnje ne Shqiperi nje klime favorizuese per investime direkte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›