E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mendes: Ronaldo është lojtar më i plotë se Messi

Ronaldo është një lojtari më i mirë se sulmuesi Lionel Messi i Barcelonës, sipas agjentit të yllit portugez, Jorge Mendes.

28-vjeçari nënshkroi një marrëveshje të re pesëvjeçare me Real Madridin për t’u bërë lojtari më i paguar në botë, ndërsa Mendes beson se CR7 është shumë më i mirë se Messi, i cili ka fituar katër “Topa të Artë”, apo se Neymar, që iu bashkua Barçës këtë verë. “Cristiano Ronaldo është një lojtar më i plotë dhe më i mirë se Leo Messi, – tha Mendes për “O Globo”. – Me gjithë respektin e duhur për Neymarin, i cili është një futbollist i madh, nuk ka asnjë mënyrë që ai të krahasohet me Ronaldon. Në katër vitet e fundit, klienti im ka shënuar mesatarisht nga një gol në çdo ndeshje për Real Madridin.”

Mendes, i cili është gjithashtu agjenti i Mourinhos dhe Falcaos, ndër të tjera thotë se Barcelona është ekipi më i mirë në histori. “Barcelona është ekipi më i mirë i të gjitha kohërave. Ajo është edhe baza e ekipit kombëtar spanjoll, – vazhdoi ai. – Lojtarët katalanas kanë më shumë aftësi e mundësi për të shënuar. Cristiano është duke luajtur për ekipin. Ky është një rol i vështirë për t’u luajtur.” /indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›