E Diel, 1 Nëntor 2026

Benitez: Nëse Bale vlen 100 milion, atëherë për Hamsik nuk ka çmim

Trajneri i Napolit, Rafa Benitez, mendon se mesfushori sllovak, Marek Hamsik, vlen më shumë se uellsiani Gareth Bale.

Sipas tij, nëse Bale vlen 100 milion euro, atëherë për Hamsik nuk ka çmim. “A vlen Bale 100 milionë euro sa pagoi Real Madridi? Nëse po, atëherë do të thosha se ju nuk mund t’i vendosni çmim Hamsik. Dhe ai nuk është në shitje”, ka thënë Benitez për Mediaset.

Blerja e Bale për 100 milion euro nga Reali ka ngjallur debate të shumta, duke qenë se shumë mendojnë që uellsiani nuk vlen aq./indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›