Mendim apo veprim
vijon nga numri i djeshem
Por si perfundim Hamiti na deshmon se deri me sot nuk ka ne shqip nje teori apo nje histori te avangardes por ka deshmi ende te pasistemuara. Ky kritik letrar na tregon se per avangarden ne letersine shqipe eshte me e dobishme te evidentohen artikulime karakteristike te shkrimtareve ne pika te caktuara kohore te shekullit XX. Po aq fragmentar mbetet dhe zeri kritik lindja e kritikes - Faik Konica na permendet si inaugurimi i modelit kulturor kritik qe i kundervihet modelit himnizues se meparshem. Kasem Trebeshina kujtohet per promemorien e tij te vitit 1953 me te cilen proteston dhe rebelon kunder teorive e praktikave qe mundohen te barazojne qeverisjen shoqerore dhe ideologjine dominante me letersine. Trebeshina nuk e pranon realizmin socialist as si term dhe as nocion dhe as si metode letrare duke e konsideruar si shkretim shpirteror e kulturor. Me te drejte kritiku Sabri Hamiti na vecon fjalen e fundit te Trebeshines Ne perfundim te ketij proces historik ju do te detyroheni te vrisni njeri-tjetrin dhe populli do te mbytet ne gjak. Ky parashikim ndodhi. Ky eshte njemend nje pararendes i denje per avangarde - shpreh Hamiti.
Shterpesine dhe rrezikun e metodes se realizmit socialist e lajmeron dhe Anton Pashku nga Kosova me 1971 kur shkroi dhe botoi ne Prishtine artikullin Vox clamantis in deserto. Si me kete artikull por dhe me gjithe autoret dhe veprat qe tentonin kundervenien e normes se socrealizmit - ndodhi cudia. A. Pashku u sulmua rende e quajten hermetik e dekadent - i njejti sulm qe rridhte dhe nga Shqiperia socialiste - ku nje kaste kritikesh e ekspertesh letrare conin deri ne ekzekutim poetet shkrimtaret.
Duke perjashtuar apo u marre vesh mosperputhjen kohore me avangarden e shek. XIX - kur kjo levizje ishte nje aventure e paster studiuesi dhe kritiku Sabri Hamiti shuan gjithe semaforet jeshile te ndezur pas vitit lsquo90 - se kishim te benim me nje qasje te avangardes. Te ardhur nga nje shoqeri me kulture tradicionale qe jetojne me lehte e me qete me normat shijet e mitet e veta - gje qe nuk eshte e lehte te hiqet dore - edhe kritiku yne shpreh se deri ketu e hetoi tendencen e avangardes ne letersine shqipe qe vjen jo si koncept krijues i grupeve por si reagime individuale. Percjelle nga te tjere por duke hyre dhe vete autoret ne procesin e pershtatjes duke shkruar drejt shtratit te rrjedhjes nuk behet me fjale per artikulim te individualitet dhe origjinalitet por hyrjen ne tradite. Duke kuptuar teorikisht kete konstatohet nje lloj fjetje dhe hyrje ne tradite te disa shkrimtareve qe deri dje u quajten ose se paku u vune ne vije te pare te frontit te luftes per ndryshimin e struktures gjuhesore te trasheguar nga socrealizmi - derisa tani kemi rrjedhje ne nje norme te re te letersise sone-gje qe nuk po vecon deri nga atehere ndonje levizje te re. Megjithate po flitet per fillesa te nje jete te brendshme mendimi. Ndonese ketu flasim vetem per letersine. Ne fushat e tjere muzike apo piktore keto sense as nuk jane perceptuar - perpos krijimit te nje kuadri te ri te postmodernizmit me ndikime te natyrshme nga hapja e shoqerise por jo qe te dallohet per lindje te vecanta- perkundrazi ne te shumten kemi gelimin e tradites sidomos asaj moderniste. Vetem nje ze ne nje kohe kur nisi te levize avangarda ne letra u shkrua nje manifest nga piktori Alban Hajdinaj - keto mund te mbeten piketakimet e pakta sporadike ne krahasim me ato levizje qe shkunden Evropen.
Vetem Rilindja Kombetare ashtu sikurse sot neoshqiptarizmi i viteve lsquo30 behet historia model i shqiptareve. Elita e lsquo30-s vuante nga fakti se Rilindja nuk njihej dhe po kjo shtyse shkon per shqiptaret e sotem pa ndryshuar asnje germe nga cpohoi fjala vjen Tavajar Zalani ne shkrimin e tij nga Historia e Rilindjes Kombetare se nacionalizmi ushqehet me tradita shpirti i sakrifices ngjallet me shembuj idealizmi krijohet duke lartesuar vlera morale te nje kombi. Te gjitha keto i jep historia - dhe pranohet e vulosur si epoke - ne qofte se kjo histori qe i sherben ketij qellimi nis me epoken e Rilindjes Kombetare. Tani ne shek. XXI jemi ne te njejten rrethane social-historike - qe mendimtaret e lsquo30 ndjeshmerine e predikimit mbi mosnjohjen e Rilindjes e kane mbi kurriz. Mund te quhen hapat e pare ne keto vite ndonese nje levizje e ngadalte per te njohur kete shkolle te mendimit shqiptar me shenja te qarta dhe te caktuar tashme si nje prej levizjeve me te fuqishme alla shqiptare qe ka ndodhur ne keta pese shekuj.
Ja pse Devizat luftarake qe u perhapen debatet e famshme pleq apo te rinj i vune ne levizje Krist Maloki tek Oksidentale apo orientale e mbyll kete debat duke dhene nje fakt se askush nga autoret perfshire ne kete debat qofte dhe emra te njohur si Zavalani nuk u pa ndonje baze filozofike sociologjike apo edhe historike - duke treguar thjeshtesisht genin e shqiptareve qe shfryne per interesat dhe inatet e dites. Ne nje raport analitik midis modernizmit dhe avangardes shkrimtari Agron Tufa ne artikullin Ne nje veshtrim mbi zhvillimet moderniste dhe avangardiste te shek. XX perfshire ne librin Fenomene te avangardes ne letersine shqipe ridimensionon idete e lindjes se mundshme te nje levizje kulturale ku nder te tjera shkruan Duke u nisur nga nje pohim naiv e reja ne art apo kulture ka ekzistuar gjithmone. Pervec kesaj ekzistencen e saj para fytyres se tradites e reja e ka perligjur ose nepermjet thirrjes ne emer te dicka te lashte zanafillore te paturbulluar te tilla jane te gjitha reformimet - kthimi te doktrina zanafillore te dija e kulluar ose permes pohimit te vetvetes si dic me e perkryer ne raport me te papersosuren te vjetren te konsumuaren... Ne art kjo mund te jete stil i ri figure e re zhaner i ri metoda te reja etj..
Eumlshte per te terhequr vemendjen se pas Luftes se Dyte Boterore kur shoqerite po kalonin ne nje krize te thelle ekonomike zhvillimet letrare shenonin kulmin e tyre. Tragjedite dhe ndryshimet e medha reflektonin frymen dhe gjendjen e pashprese qe si duket ishin nxitje per fenomenet e levizjeve letrare manifesteve dhe rebelimit mbi te shkuaren qofte ketu lindja e modernizmit ashtu dhe avangarda.
Pas plejades se viteve lsquo30 qe ndien nevojen per te rishqyrtuar vetedijen shqiptare me 2004 eshte perpjekja e pare e nje grupi intelektualesh shkrimtaresh publicistesh qe mblidhen per ti hyre kesaj analize nese provohej nga shkrimtaret krijimi letrar dhe cili ishte pozicioni dhe pritshmeria e lexuesit te kohes. Keto ishin dilema te cilave u jep pergjigje prof. Osman Gashi nga Kosova i cili solli shembullin e dy skajeve krijuese Lasgush Poradecin dhe Migjenin.
Ashtu sic na konfirmohet me botimin e Arjan Lekes ne revisten letrare Poeteka 2009 mbi futurizmin duke na veshtruar dhe hedhur teza per rishqyrtim mbi futurizmin shqiptar dhe shkendijat e saj ne vitet lsquo50 dhe lsquo70 del se ishte Cabej qe hedh drite i pari ne shek. XX per te na provuar lindjen e nje plejade moderniste ne letrat shqipe. Per Asdrenin Cabej pohon se eshte poet lirik qe rron ne artin dhe per artin e tij dhe formon kalimin nga brezi i kaluar ne poezine moderne shqiptare. Per Lasgush Poradecin Cabej thoshte se paraqitja e tij ne letersine shqipe mund te perjetohet si nje dridhje e re tronditje e re shqetesim i ri duke folur dhe per modernizmin e tij.
Kadareja eshte i vetmi qe perqafoi nje rryme letrare krejt te kundert nga cvidhosi socrealizmi. Ithtar i formalizmit rus Kadare krijoi ne kushte lirie absolute individuale duke e vleresuar aktin letrar dhe shmangur standardit te gjuhes me befasine dhe sugjestionin qe lejonte kjo rryme lindore. Duke e pare nga sot ky shkrimtar ishte i vetmi mohim ne heshtje ne menyre tinezare qe i beri instalimit te rregullave e normave te socrealizmit ne diktature - duke mos perjashtuar gjithe letersine qe u be karton apo eshte sekuestruar ne fshehtesi nga sigurimi. Sot vetem pak lende prej kesaj letersie eshte ne duar te lexuesve shqiptare qe po botohet me nje vemendje te pakte nga kritika dhe pjesa elitare ne vend. Madje ky material qe po del ne force nga SHIK-u ku sekuestroheshin veprat e njerezve te dyshuar shkrimtare eshte me shume pune private e familjareve te te denuarve sesa ndonje ndjeshmeri sensibilizim i intelektualeve per fatet e disidenteve te persekutuarve dhe atyre qe u perndoqen per shkak te poezise apo shkrimeve letrare ne diktature. Fat po aq misterioz kane emra si Genc Leka apo Shpetim Gina nje dramaturg dhe rebel i viteve lsquo70 qe sot permendet shume pak ne mos fare - nderkohe qe ishte vetem 22 vjec kur shkroi dramat me te fuqishme ne teater dhe njihet nen ze nga bashkemoshataret e sotem si nje rebel qe kundershtonte normat e diktatures qe ishte aktiv ne jeten kulturore dhe politike.
Ne prill te 2009-s kur ne kete vit eshte shpallur celebrimi i levizjes se futurizmit ne 100-vjetorin e lindjes se saj me 1909 dhe njeh themelues Thomas Martinetin - zbulohet e vetmja shenje qe lidh kete levizje me Shqiperine - ajo eshte nje poezi anonime qe i kushtohet pikerisht Marinetit e shkruar nga autor anonim. Ky lajm eshte botuar ne krye te ketij viti ne Jeta arbereshe ne Itali - i cili pa dyshim ka entuziazmuar menjehere dhe ngacmuar njekohesisht shkrimtaret ne Shqiperi. Arjan Leka eshte poeti i pare qe reflekton kete shenje te futurizmit ne Shqiperi - i cili ne revisten e tij Poeteka 2009 reflekton korpusin e pare te plote mbi perceptimin e futurizmit krahasuar kjo dhe me ndikimin apo frymen e saj ne Shqiperi.
Ne kete numer te revistes letrare Poeteka A. Leka te cilin e renditin nder shkrimtaret e avangardes shkruan se per poetet shqiptare ne harkun e viteve lsquo50 deri ne vitet lsquo70 leksik poetik dhe modernitet donte te thoshte hyrje ne teknologji dhe ne eren e re te fjales - ky eshte nje perifrazim nga Fraktalet e shqipes botimet Cabej Tirane 2007. Por ne fakt shenjat se cfare do te ndodhte pas lsquo40-s ne paralajmerimin e vendosjes se komunizmit ne vend e jep per here te fundit Midhat Frasheri me krijimin e komitetit Shqipnija e lire duke shpresuar ne zgjimin e popullit per shprehur forcimin e ndergjegjes se tij - kjo nje nga pikat e dobeta gjenetike qe e vuajme akoma dhe sot. Ne vitin 1949 shtator nga BBC Midhat Frasheri leshon mesazhin ku nder te tjera tregon ardhmerine e vendit ne menyre krejtesisht vizionare Pushtimi i Shqiperise prej komunisteve dhe largimi i aleateve nga toka jone detyroi shume shqiptare qe te marrin udhen e mergimit jo per tu larguar nga rreziku komunist se sa per te vazhduar veprimtarine e tyre dhe per te mos prere marredheniet me fuqite liberale te perendimit me te cilat kishin qene ne kontakt edhe ne Shqiperi. Ky mesazh mund te quhet tentativa e fundit per te pasur lidhje me gjuhen e vendit si perpjekje per te shpetuar. Kjo vjen si deshmi politike por edhe letrare per ta merituar plotesisht manifest kunder regjimit komunist qe kishte nisur sakaq terrorin mbi shqiptaret. Nje denoncim i pushtetit komunist ne Perendim - si akt politik mbi te parandalimin e asaj cka do te ndodhte per 50 vjet nen regjimin e Hoxhes. Ne konkluzion levizjet kulturore shqiptare jane pare me shume si veprim dhe jo mendim. Nevoja per nje jete te brendshme te zhvilluar kulturore dhe politike dhe krijimi i idealizmit dhe te qenit nacional mbeten idete me te qendrueshme qofte nga modelet evropiane dhe ato te pakta shqiptare per te kapercyer kufijte ku shpesh koha con ne izolim nese individi nuk mpreh vetedijen.