...befasisht Almira

Nje kualitet i ri ne pianistiken shqiptareVezhgime e mbresa nga koncerti recital i pianistes Almira Sh. Emiri
Pianistika shqiptare edhe pse e re ne moshe krahasuar me ate evropiane gjate rruges te saj zhvillimore ka sjelle me dhjetera talente e kualitete te reja. Keshtu duke nisur me pianistin e shquar te fillesave te ketij arti ne vendin tone Tonin Guraziu e ne vazhdim me gjeneratat e M. Kristidhit A. Tartarit N. Cashkut R. Cikos M. Rexhes etj... ne skenen muzikore shqiptare po shfaqen talente e kualitete te reja qe po i japin nje perfaqesim me dinjitoz pianistikes sone. Pavaresisht se shume nga talentet pianistike te viteve te fundit e zhvillojne veprimtarine jashte vendit ata vleresohen si misionare e perfaqesues te kultures shqiptare ne bote. Nje nder ta eshte dhe pianistja shqiptare me origjine nga Gjirokastra Almira .Sh. Emiri e cila e ka shtrire veprimtarine e saj koncertore ne evrope pa harruar skenen muzikore te vendit te origjines-Shqiperine. Krahas recitaleve ne sallat prestigjoze evropiane ne Vjene 2001 Rome 2006 Graz 2007 2008 2009 2010 Budapest 2008 2009 Paris 2009 Gleisdorf-Austri 2010 Leoben-Austri 2010 e Zagreb 2010 ajo ka realizuar dhe shume recitale ne Shqiperi si ne sallen e Akademise se Arteve Tirane 2002200320042009 e ne TKOB 2006. Ne CV e pianistes dallohet vleresimi me cmime i saj ne shume konkurse pianistike kombetare e nderkombetare si CICAL-Durres-Shqiperi 1993 Balassagyarmat Orszagos-Hungari 1997 Nyiregyhaza Orszagos-Hungari 1998 Budapest Franc Liszt International 2004 Poumlrtschach Brahms international-Austri 2006 etj... Kualiteti interpretativ i znj. Emiri vjen logjikshem nga arsimimi intensiv ne shkolla prestigjoze evropiane si Konservatori Bella Bartok ndash Budapest 2002 Universiteti Franc Liszt ndashBudapest 2006 Akademia Universitaumlt fuumlr und Darstellende Kunst- Graz-Austri 2008. Ditet e fundit Almira Emiri realizoi recitalin pianistik ne kuader te 2011- viti nderkombetar muzikor Franc Liszt ideuar nga TKOB-Tirane. Recitali perfshinte vepra perfaqesuese te romantizmit muzikor si Sonata ne f-moll op.57 Apasionata e kompozitorit gjenial L. W. Beethoven miniatura Tourment dans un songe nga Apparitions op. 26 e Dimitri Tchesnokov Totentanz e F. Liszt e Symphonic Studies op.13 e R.Schumann. Ne Apasionata te Beethoven-it pianistja manifestoi siguri e njohje te imet te vepres duke arritur te nxjerre ne reliev te interpretimit te saj mesazhet filozofike qofte ato me ndjesi liriko-romantike e ato me tingellime heroike. Ne kohen e I-re Allegro assai ajo shfaqet natyrshem ne marredheniet me instrumentin duke arritur te vendose ekuiliber midis pjeseve perberese te kesaj strukture. Tema kryesore e kesaj kohe f-moll ne interpretimin e Emirit rrjedh e konceptuar si nje meditim liriko-filozofik ku perqendrimi i artistes eshte me se i plote. Ajo organizon mjaft mire shtjellimin e lendes muzikore te temes e mbylljet kadencore duke manifestuar vertetesi te logjikes se saj interpretative. Tema e dyte As-Dur e kesaj kohe vjen e interpretuar me nje frymezim te dukshem qe permban optimizem e force karakteristika keto qe i percjell kjo teme e qe pianistja mjeshterisht i interpreton ne kontrast te dukshem me temen kryesore. Ne midisin e Allegro assai ky kontrast vjen dhe me i dallueshem duke na bere te perjetojme dimensionin e pasurine emocionale qe posedon artistja. Ne kohen e II-te Andante con moto interpretimi i pianistes vjen e behet me i menduar. Perkujdesi i artistes drejtohet ne planin meditativ sesa ne ate deklamativ duke arritur qe gjate gjithe interpretimit te sajte perqendrohet ne permbajtjen e vepres duke e perjetuar thellesisht ate. Koha e III-te Allegro ma non troppo na i sjell pianisten te impostuar si virtuoze brilante e me nje shkalle ekspresiviteti plot impulse. Ne interpretimin e kesaj kohe Emiri demonstron qartesi konceptuale kualitet interpretativ e imagjinate te pasur. Ajo verehet enderrimtare ne interpretimin e segmenteve me ngjyra romantike dhe e tendosur dhe e sigurt ne ato me permbajtje heroike. Me sa duket pianistja romantiken e heroiken Beethoveniane e ka prioritet te prirjeve te saj artistike. Ne interpretimin teresor te kesaj kohe ajo eshte e orientuar qarte per ate cka do ti percjelle degjuesit i cili detyrimisht eshte i perqendruar ne interpretimin imponues te artistes.
Tourment dans und songe e Tchesnokov interpretuar nga Emiri edhe pse miniature solli nje ndjesi paksa ndryshe nga sonata e Beethoven-it e nga interpretimet e tjera ne vazhdim te recitalit. Gjuha e perdorur ne kete veper rrjedh nga perpjekjet novatore te muzikes bashkekohore e per rrjedhoje dhe interpretimi i pianistes erdhi e u be me koherent. Vendosja ne vendin e duhur e kesaj miniature ne recital krijoi qetesi ne teresine funksionale te koncertit. Pas saj erdhi befasisht kontrastueshem interpretimi i Totentanz e F. Liszt e cila jo vetem ne karakter por dhe si teknike pianistike perfaqeson tendence novatore ne pianizmin e shekullit XIX. Gjate interpretimit te Liszt artistja shfaqi revolte e tendosje emocionale e shpesh lirizem e zhdervjelltesi brilante ne interpretimet arpezhianto. Gjithashtu ajo arriti te evidentoje mjaft mire e natyrshem elementet vallezues duke i vendosur ne nje dimension emocional te perkryer. Nje kualitet i vleresueshem ne interpretimin e Liszt ishte perftimi i tingullit pianistik sidomos ne fioriturat e vendosura nga kompozitori ne regjistrin e larte te pianos. Tingujt e prodhuar nga duart e pianistes te bejne te perjetosh pamjen e nje peizazhi te tejdukshem transparent e plote drite. Pianistja nepermjet mjeshterise e saktesise interpretative arriti ta percjelle qarte permbajtjen programatike te vepres se Liszt Kercimi i vdekjes. Recitali pianistik i Almira Emirit u permbyll me interpretimin e Simfonic Studies op.13 te kompozitorit te shquar Robert Schumann. Ne kete interpretim pianistja u impostua natyrshem ne karakterin e vepres duke e perciell ate te degjuesi te orientuar emoconalisht. Ajo aq sa te qeteson me lojen e saj po ashtu te befason me nderhyrjet kontrastuese duke te vene ne vemendje per ta ndjekur pasionalisht lojen e saj pianistike. Marredhenia e artistes me degjuesin ne interpretimin e Simfonic Studies te R.Schumann-it eshte dhe magjia e kualitetit te pianistikes qe ajo zoteron. Kualiteti interpretativ i pianistes Almira Emiri eshte nder me perfaqesuesit ne zhvillimet e pianistikes bashkekohore shqiptare e si i tille merr vleresime maksimale.