Monumentet në Gjirokastër në mëshirë të fatit

Debati mes degës rajonale të monumenteve dhe bashkisë së Gjirokastrës ka lënë në mëshirë të fatit me dhjetëra monumenete historike në këtë qytet.
Kryesisht këto monumente janë buste dhe basorelieve që ju takojnë figurave të shquara me kontribute të njohura jo vetëm në Gjirokastër. Sipas drejtorit të monumenteve Spartak Drasa pjesa më e madhe e tyre janë monumente historike.
Sipas shefit të kabinetit në bashkinë e Gjirokastrës Odise Kote janë dërguar shkresa dhe janë kërkuar fonde për riparim të monumenteve në prag të sezonit turistik të këtij viti.
Debatet midis degës rajonale të monumenteve dhe Bashkisë së Gjirokastrës kanë sjellë vetëm dëme në monumente të ndryshme , një pjesë e të cilëve janë shpërfytyruar.