Mendimet e femijeve ne dritat komerciale

Aleksandra Stratimirovic punon me dritën. Ajo shkruan me dritë mendimet e fëmijëve, çfarë thonë fëmijët për botën dhe njerëzit. Dhe si slogane drite i vendos këto mendime në hapësira publike, duke i bërë shenjë të kulturës inteligjente që hyn në botën e të rriturve pa tërhequr vëmendjen me çdo kusht.
“Puna me fëmijët ka për qëllim që të përdorë në kontekste të ndryshme vizionet e tyre për jetën dhe të ardhmen. Gjatë dy muajve në Tiranë kemi intervistuar fëmijë 3 deri në 6 vjeç të cilët i kemi pyetur për gjëra shumë të thjeshta, për ngjyrat dhe vendet e preferuara, për heronjtë e tyre dhe natyrën. Mendimet dhe përfytyrimet e tyre i kemi përkthyer në tekste të shkruara me dritë të cilat i kemi vendosur në vende të ndryshme në Tiranë, në librari, bare, kryeqëzime rrugësh.
Përgjigjet e fëmijëve janë spontane, të papritura që nganjëherë nuk janë të lidhura me situata të caktuara të jetës aktuale. Me interes është tek dëgjon prej tyre dëshira për parqe të gjelbra dhe qytet të pastër. Apo si e mendojnë ata një qytet imagjinar me pemë dhe flutura.”
Aleksandra vjen Suedia dhe projekti “My light future”, puna e saj me dritën dhe imagjinatën fëmijërore, është aplikuar prej vitit 2010 në vendin e saj të origjinës, Beograd, në Mostar, një shënjestër e luftrave të fundit në. Një vepër arti lëvizëse që pasurohet aty ku ndërtohet.
Për të bërë të dukshme mendimet dhe ëndrrat Aleksandra përdor një strategji që ndjek tregtia e mallrave të konsumit, pa i ndotur mendimet e dëlira: “Bluja është për djemtë, ngjyra rozë është për vajzat.” “Heroi im jam unë”.
“Dritat komerciale i ke të kudondodhura me mesazhe që kanë për qëllim të të shtyjnë drejt gjërave të konsumit, të blini e të blini gjëra. Unë përdor të njëjtën gjuhë për të shprehur një mesazh tjetër. E kam aplikuar këtë ide në Beograd, në Mostar dhe në Bolonja dy vjet përpara.
Fëmijëve u kam drejtuar të njëjtat pyetje por përgjigjet që kam marrë janë të ndryshme e në këtë mënyrë ti kupton se në çfarë mjedisi jetojnë dhe rriten ata, çfarë shpresash kanë për të ardhmen. Në Mostar për shembull ata i përgjigjen pyetjes për rrësirën dhe dikush përgjigjet: “Shtëpia ime është errësira.” Atëherë ti shtron pyetjen ku jeton ky fëmijë? Çfarë e rrethon? Apo kur i pyet kush është heroi juaj dhe disa pëgjjgjen “Heroi im është Katerina, Emina...” pra shoqet apo shokët e tyre më të mirë dhe jo superheronjtë.”
Në ditën e prezantimit të punës së saj të përfunduar në Tiranë, Aleksandra u tregon këtyre fëmijëve disa shembuj nga arti i ndriçimit se si është përdorur si abazhur dhome një ndriçues rruge. Si të krijosh objekte kulturore duke përdorur burime drite që pastaj ata t’i aplikojnë vetë në punët e tyre të dorës.
Për dy javë, sloganet e dritës, me mbështetjen e Institutit të Artit bashkëkohor në Tiranë qëndrojnë në dyqane e rrugë, në rezidenca e lagje qyteti.