E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shume e bukur per te punuar

Bukuria fizike nuk e ka ndihmuar shumë 33 vjecaren nga Londra, Laura Ferne. Një shkencëtare ajo ka dhënë dorëheqjen pasi nuk mund të punonte më e qetë në një ambjent ku koleget femra e urrenin dhe kolegët meshkuj i bënin komplimente gjithë kohës. Laura në këtë mënyrë ka hequr dorë nga një punë ku paguhej 30 mijë stërlina në vit dhe është rikthyer të jetojë me prindërit. Në një intervistë për deili Meil ajo është shprehur se i pëlqen të punojë por se pamja e jashtme i ka prishur shumë punë. Tashmë janë prindërit që duhet të përballojnë stilin e shtrenjtë të jetesës së saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›