Mendimi i GJND’së mund të vonohet
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës nuk ka marrë informacione nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, lidhur me shtyrjen eventuale të mendimit këshillëdhënës në lidhje me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kanë konfirmuar për Kosovapress drejtues të kësaj ministrie.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë mendimin këshillëdhënës për shpalljen e pavarësisë së Kosovës do ta publikojë kah fundi i nëntorit dhe jo në maj ose qershor, siç është pritur, shkruan gazeta beogradase “Politika”, duke iu referuar burimeve diplomatike në Bruksel.
Gazeta vë në pah se kjo shtyrje është e lidhur me pritjet e bashkësisë ndërkombëtare që Serbia deri atëherë t’i dorëzojë Tribunalit të Hagës, kriminelin e luftës Ratko Mlladiq.
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku, ka thënë se GJND-ja nuk është e obliguar që të njoftojë palët për afatin kohor të marrjes së mendimit këshillëdhënës.
“Për shkak të natyrës së çështjes Kosova përmes përfaqësuesit të vet ligjor është njoftuar që kjo çështje në GJND do të trajtohet me prioritet, mirëpo duhet pasur parasysh për shkak të natyrës si merren vendimet në GJND, kjo çështje edhe mund të marrë kohë”, ka thënë Çitaku.
Për më tepër, zv. ministrja Çitaku ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka marrë ndonjë informatë për kohën se kur do të merret vendimi nga GJND-ja.
“Ne nuk kemi informata që është shtyrë. Asnjëherë nuk është thënë nga autoritetet e GJND-së që vendimi do të merret në një periudhë të caktuar. Ne jemi njoftuar që çështja do të trajtohet me prioritet, mirëpo asnjëherë nuk na është dhënë ndonjë afat kohor se kur do të mund të merret vendimi”, ka thënë ajo.
Ndërkaq duke folur rreth vendimit të kësaj Gjykate, ajo beson fuqishëm se argumentet do të jenë në anën e Kosovës.
“Kjo është një çështje rreth së cilës ne nuk mund t’i japim luksin vetës që të japim opinione. Ne vetëm besojmë fuqishëm në GJND. Besojmë fuqishëm që gjykatësit do të marrin vendimin bazuar në argumentet e ofruara nga palët e ne besojmë se argumenti është në anën tonë”, ka thënë Çitaku.
GJND në dhjetor të vitit të kaluar ka mbajtur seancat dëgjimore, në të cilat 14 shtete kanë deponuar deklaratat e tyre në favor të Kosovës dhe 12 në favor të Serbisë.
Shqyrtimi i ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës në GJND bëhet pasi që Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi kërkesën e Serbisë për një gjë të tillë. Kosova deri më tash është njohur nga 65 vende të botës. /kosovapress/