Dita e Talasemisë, Vasili: Parandalimi, mesazhi kryesor

Në ditën ndërkombëtare të Talasemisë, ministri i shëndetësisë Petrit Vasili theksoi se parandalimi mbetet arma më e fortë për të luftuar këtë sëmundje.
“Njohja e informacionit në mënyrë të padiskutuar është fuqia jonë pasi kjo sëmundje është e lidhur me parandalimin. Unë nënvizoj se gadishmëria për ta trajtuar këtë sëmundje është maksimale duke u ndeshur me problematikat e ditës dhe beteja për të pasur sasinë e gjakut nuk duhet të shmanget në asnjë ditë” theksoi Vasili.
8 Maji njihet në të gjithë botën si Dita Ndërkombëtare e Talasemisë, në të cilën zhvillohen aktivitete të gjera për sensibilizimin e popullatës të ndihmojë kategoritë e prekura nga kjo sëmundje e rëndë.
Talasemia është një nga sëmundjet gjenetike më të përhapura në botë, ku sipas një studimi të OBSH-së, çdo vit lindin më tepër se 100.000 fëmijë të prekur nga kjo sëmundje.