E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terrorizmi shpik një armë të re: mbathjet-bombë

Mathjet-bombe / Foto e televizionit amerikan ABC

Një hetim njëmujor i CIA-s amerikane ka arritur të parandalojë një sulm terrorist që pjesëtarë të Al Kaedës planifikonin të kryenin në ditën e 1-vjetorit të vrasjes së ish-liderit të tyre, Osama bin Laden.

Për një muaj, agjentët e CIA-s kanë vëzhguar të dyshuarit për lidhje me Al Kaedën në Jemen dhe kanë arritur të zbulojë planin për një sulm terrorist, i cili do të ekzekutohej në një mënyrë të padëgjuar më parë: mbathje-bombë, me një detonator të sofistikuar.

Plani

Në bazë të planit terrorist, një kamikaz do të mbante veshur mbathjet shpërthyese, të cilat nuk kapeshin nga sistemet modern të kontrollit, dhe pasi të hipte në një nga avionët amerikanë, të kryente atentatin. Zgjedhja e avionit, kompanisë dhe fluturimit i ishte lënë në dorë ekzekutuesit të planit. Disa burime u kanë thënë mediave amerikane se plani ngjan me atentatin e dështuar të vitit 2009, kur eksplozivi i fshehur në disa pjesë të kompjuterave u zbulua nga detektorët para se të ngarkohej në një avion pasagjerësh.

Mesa duket, kësaj radhe, planifikuesit kanë menduar të shmangin problemet teknike që kanë hasur në të kaluarën, dhe në mënyrë të veçantë detonatorin.

Sulmi është ideuar nga dega e organizatës terroriste që vepron në Jemen. Hasan Ibrahim Al Asiri, ideuesi i bombës, ka sjellë në vëmendjen e autoriteteve tentativën për sulm kamikaz para disa kohësh të vëllait të tij, i cili e kishte fshehur eksplozivin në pjesët intime të trupit.

 

Ndërhyrje në kohë

CIA ka saktësuar se operacioni për sulmin ishte akoma në fazën fillestare, pasi nuk ishte zgjedhur ende objektivi në të cilin do të kryhej ai. Për asnjë moment, jeta e qytetarëve amerikanë nuk është cenuar, ka bërë të ditur CIA.

Aksioni ishte planifikuar të përkonte me përvjetorin e vdekjes së Bin Ladenit, çka është mohuar nga administrate amerikane, e cila e lidh sulmin më shumë me vrasjen e terroristit Fahd Al Quso, të dielën në Jemen.  / G.N.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›