E Diel, 1 Nëntor 2026

Mendoj se e kam sqaruar shumë qartë fjalën tradhtar

Ne i kemi kërkuar “tradhtarët” tanë tek ndonjë artist apo sportist që shkon e integrohet në një shoqëri tjetër. Gabim!

Kur në atdheun ku jeton nuk ka kushte pune, merr rrugen e emigracionit,dhe gjen mundësinë për të ushtruar profesionin e vet dhe rrit nivelin e jetesës, ku është e keqja ketu? Mos të bëhemi hipokritë, në jetë një herë të jepet mundësia dhe nëse e shfrytezon pa vjedhur, pa korruptuar, pa shitje armesh kontrabandë, pa vrarë fëmijë të varfër, atëherë je në rregull.

Tradhtarët janë tjetër lloj sot. Janë ata që i marrin popullit të vet qindarkat me firma piramidale, ata që me Gërdecin fshinë nga faqja e dheut, familje të varfra që punonin për një copë bukë. Kjo është tradhti, dhe jo ai që shkon si sportist, aktor, këngëtar, të gjejë diçka që vendi i vet i drejtuar nga hajdutë dallkaukë nuk ia jep dot.

Mendoj se e kam sqaruar shumë qartë fjalën tradhtar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›