E Diel, 1 Nëntor 2026

Menduat se ratë në qetësi?! Shpërthim tritoli në makinën e një biznesmeni në Tiranë

SHPERTHIMI-MAKINA-MBULIM---Menduat se ratë në qetësi meqë e marta ishte një ditë pa shumë krime? Nuk është kështu. Mëngjesi i së mërkurës ka nisur me një ngjarje të rëndë që ka tronditur banorët e një lagjeje në kryeqytet.

Një makinë ka shpërthyer pasi i ishte vendosur një sasi eksplozivi.

Makina është në pronësi të një biznesmeni ndërtimi, të quajtur Armando Ceka.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 11:18 në rrugën Siri Kodra.

Lënda plasëse ishte vendosur në bagazhin e makinës tip Volvo.

Shpërthimi i fuqishëm ka tronditur banorët dhe mësohet se është dëgjuar deri në zonën e Medresesë. Nga shpërthimi është dëmtuar edhe një tjetër automjet që ndodhej aty pranë, si dhe janë thyer xhamat e një biznesi./ep

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›