Edhe Topalli nuk do i japë dorën Ilir Metës kur të dorëzojë detyrën
Një ditë më parë u raportua se kryeministri në largim, Sali Berisha, nuk do jetë në zyrë në momentin që Edi Rama do marrë detyrën.
Por edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, nuk do i japë dorën pasardhësit të saj, Ilir Meta.
Lajmin e bën të ditur e përditshmja Shqiptarja.com.
Sipas saj, Kuvendi nuk ka të parashikuar në rregullore një ceremoni.
Këtë gjë e konfirmon edhe vetë Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Lulzim Leçaj.
Kuvendi nuk ka patuar ndonjë ceremoni për dorëzimin e postit nga ana e kryetarëve te pasuesit. Kjo është e përcaktuar dhe në rregulloren e Kuvendit, ku në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar e drejton deputeti më i vjetër dhe jo kryetari. Më pas vijojnë procedurat që janë parashikuar edhe në rregullore. Të paktën kjo ka ndodhur gjatë 20 viteve të fundit, shprehet Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit./ep