E Diel, 1 Nëntor 2026

Menezes Dinjo mund te kthehet ne kombetare

Brazil

Brazili i ka dyert e hapura per Ronaldinjon. Kjo eshte deklarata e fundit e trajnerit te ri te Brazilit Mano Menezes. Futbolli im eshte shuma e dy fjaleve sulm dhe ekuiliber. Moduli qe preferoj eshte 4-2-3-1. Ai qe gjate ndeshjes mund te modifikohet lehte. Nje diskutim edhe per Milanin brazilian. Te jem i sinqerte futbolli ka forcen te te befasoje por mendoj se do te jete e veshtire te luajne se bashku keta kater kampione dhe te ruajme ekuilibrin e skuadres. Sepse te flasim qarte Ibra e Pato jane sulmues. Ronaldinjo ishte nje mesfushor. Ishte. Tani eshte nje sulmues. Dhe Robinjo eshte i tille. Do ta ndjek me kuriozitet Milanin. Kater sulmues puro se bashku. Kam dyshime. Po ashtu ai flet dhe per rikthimin e Ronaldinjos ne skuader. Une punoj duke menduar per Boterorin 2014. Dinjo nuk eshte i vjeter. Nuk eshte jashte moshes per Boterorin ne Brazil. Cilesite e Dinjos as qe diskutohen. Sezoni i tij i fundit te Milani ka qene i mire por 2-3 te meparshmit kane qene negative. Une kerkoj vazhdimesi. Nese Dinjo do te kthehet qe te luaje ashtu sic beri te dashurohen te gjithe pas tij une do ta therras.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›