E Shtunë, 31 Tetor 2026

BUKURIN E KA VET FJALA

Hajke te Nasho Jorgaqit

Nasho Jorgaqi me vellimet Nen hiret e bukurise 2005 Momente 2007 dhe Nen ze 2010 ka sjelle lirshem ne letersine shqiptare hajkun nje prej formave origjinale me jetegjata e me popullore te poezise japoneze e cila edhe kur eshte pandehur e vjetruar dhe e braktisur eshte perterire duke u bere balle me sukses zhvillimeve historike e letrare te me se tre shekujve dhe vazhdon te lulezoje edhe ne ditet tona.

Hajk fillimisht hakku do te thote strofe fillestare meqenese kjo forme poetike eshte e prejardhur nga nje lloj sonete japoneze tanku qe perbehej nga nje trevargesh dhe nje dyvargesh te ndare ne mes tyre jo vetem formalisht po shpesh edhe ne kuptim si strofa e antistrofa e lashtesise helene.

Strofa fillestare e tankes edhe me bjerrjen e dyvargeshit fundor ndonese u demokratizua ne brendi me zhvillimin e qyteteve mbeti nje forme e karfosur ne te cilen gjithcka jepet ne tri vargje te parimuar i pari dhe i fundit me nga pese rrokje dhe i mesit me shtate. Pra e gjithe lenda poetike mendimi dhe ndjenja jepen detyrimisht permes pak fjalesh qe te hakku nuk duhet te kene me shume se shtatembedhjete rrokje. Ky harmonizim pervecse kerkon mjeshteri te madhe ne zgjedhjen e fjales dhe ne perdorimin e nje sintakse sa me te thjeshte here-here me fjali mungesore parakupton poete vrojtues te holle te natyres te jetes e te shpirtit te cilet pa krahasime epitete e zbukurime te tjera stilistike te perfshijne ne ato pak fjale e hapesira te gjera te realitetit natyror e shoqeror dhe depertojne ne thellesi te dukshme e te padukshme perjetimesh gjithfareshe te njeriut duke i lene kurdohere lexuesit pengun e te drejten e plotesimit te se pathenes te mbushjes se tablove me detaje te zbulimit te nentekstit te hajkeve e te paralelizmave natyre-njeri aq te zakonshme e mbreselenese per kete forme poezie.

Ne dukje mbetesh me pershtypjen se permbajtja e hajkeve ne pergjithesi ka si pike mbeshtetjeje ideo-emocionale perballjen dramatike e te trishtueshme te metafizikes se gjithesise e te natyres me jeten kalimtare te njeriut me qellimet qe ky i ve vetvetes me ambiciet qe ka dhe me castet efemere te gezimeve e brengave qe provon e heq. Por sado qe ketu permbahet nje pjese e se vertetes pershtypja eshte e siperfaqshme. Hajku ne evolucionin qe ka pesuar nga shekulli 17 deri ne kohen e sotme krahas demokratizimit ne brendi e ne gjuhe dhe clirimit prej kanonesh e konvencionesh aristokratike te epokes feudale ka fituar dinamizem. Ne te ndihet levizja rroket gjalleria pasqyrohen kunderthenie shfaqet optimizem ekzaltohen bukuria e dashuria ndihen grishjet per ta gezuar jeten per te ironizuar e satirizuar.

U pa e udhes te behej ky karakterizim i hajkut japonez jo aq per te shuar kureshtjen e lexuesve qe nuk njihen me kete forme poezie lirike se sa per te hedhur drite ne shkaqet pse Nasho Jorgaqi iu drejtua kesaj tradite te lashte e te larget pikerisht ne agun e shekullit 21 deri ku ka arritur ta beje te veten tekniken e ketij kompozimi interesant dhe me ctingellim e me cngjyra e ka sjelle ate ne gjuhen shqipe e me pershtatje me kerkesa te kohes e me shijet letrare bashkekohore.

Pasi lexova dhe rilexova disa here permbledhjen Nen ze Hajket nuk lexohen me nje fryme sepse secili si njesi me vete do kohe per reflektime mbi te arrita ne perfundimin se kjo ndihmese ne pasurimin e poezise shqiptare me nje forme te huazuar e te pershtatur mire ka ardhur ne nje kohe te trazuar kur njerezit rreken te gjejne domethenien e cdo gjeje qe ndodh e te vete ekzistences me prirjen per te thithur me sa mundin nektarin e luleve te jetes. Ky me duket eshte shkaku i pare shtysa shoqerore drejt hajkut.

Shkaku i dyte eshte mosha e autorit jo vetem ne kuptimin e vjeteve te kaluar deri tani por sidomos ne kuptimin e shnderrimeve historike mbare e mbrapshte neper te cilat i ka rrjedhur lumi i jetes ne mundesite qe i jane dhene per te depertuar ne shpirtin e ne marredheniet e ndersjella te njerezve ne begatimin e pervojes krijuese dhe ne prirjen e aftesine e kalimit prej pasqyrimeve analitike te realitetit ne sinteza ne te cilat shkrihen konture tablosh reale perjetime te tanishme e te evokuara si kujtime dhe mencuri qe u jep hajkeve jo rralle trajten dhe vleren e aforizmes.

Besoj se nuk gabohem. Do te mjaftonte si perligjje qe lexuesi te sjelle nder mend veprat e Nasho Jorgaqit per te verejtur kalimet e tij prej tregimeve e novelave ndertuar mbi subjekte dramatike ne nderthurje permasash te gjera novele e romani Mergata e qyqeve apo ne proza te shkurtra ndjesie te holle poetike dhe ne te gjitha format e permasat e vepres rrezaton mbi gjithcka nje humanizem i natyrshem e pa eksklamacione qe te gjalleron e te ngerthen si dielli ne fillim te pranveres. Pikerisht kjo fryme e pergjithshme dhe e sinqerte rrjedh edhe ne hajket me zanafille te njejtin burim dhe me objektiv te njejtin qellim.

Autori a botuesi i vellimit Nen ze ka zgjedhur te fiksoje ne syprinen e pasme nje hajk me permbajtje disi fataliste ndonese rreqethese ne bukurine e vet Cjane ata kuaj te paemer / qe terheqin karrocen time te fatit / ne kete bote kalimtare

Kurse une si kryefjale te hajkeve te N. Jorgaqit nisur dhe nga e gjithe jeta e tij do te vecoja kater prej tyre
Ku tjeter / vec ne zemren e njeriut te mire / fillon mbreteria e qiejve
Me ndih o Zot / me shume se te keqijat / te mirat e njerezve te shoh.
Hej te shitofte zana / Mos e shkel ate zambak / ke shkelur bukurine.
Ska me te frikshme stuhi / se sa stuhia e syve / qe zgjon urrejtja.
Miresia dashuria e bukuria jane ndjenjat qe pershkojne tejendane vellimin si ne perthyerje mbresash e perjetimesh konkrete edhe ne forme shprehjesh lakonike aforistike apo dhe meditimesh mbi shfaqje e dukuri qe zgjojne te lexuesi kenaqesi estetike ngazellim prehje shpirterore mallengjim trishtim e dhembje po kurre urrejtje percmim a neveri. Jo se nuk ekzistojne dukuri te urrejtshme e te perbuzshme po sepse ne kete kohe te trazuar plot strese e trauma autori i hajkeve ka synuar tu percjelle lexuesve permes reflektimesh lirike vetjake mesazhe jete shprese dhe burrerie ne perballimin e fatkeqesive e te vete vdekjes.

Hajket kane kuptim e bukuri ne vetvete cilido qofte mendimi a ndjenja qe percjellin por vetem te kundruara si guret shumengjyresh te nje mozaiku na japin portretin e autorit ne sfondin e kohes e te gjendjeve shpirterore kur jane shkruar ne nje kombinim pergjithesisht te arrire te mendimit te matur e te shfaqjes me vetepermbajtje te ndjenjave me reflekse nga me te natyrshmet. Ne natyren e hajkut eshte karakteristike dalja kurdohere ne plan te pare e autorit perjetues vrojtues e meditues. Keto tri elemente shkojne dora-dores me njeri-tjetrin pavaresisht se cili prej tyre ka perparesine ne secilin hajk. Kjo arrihet vec te tjerash edhe ne menyre asociative e permbajtur ne nentekstet e ne hapesirat qe autori le te plotesohen prej lexuesit.

Poezia ne pergjithesi hajku me autorin protagonist vecanerisht nuk e durojne pozimin dhe artificialitetin. Ai ose eshte shprehje ciltersie ose nuk eshte gje. Pare me kete sy Nasho Jorgaqi me te cilin autorin e ketij shenimi e lidh nje miqesi 60-vjecare eshte plotesisht i besueshem kur shkruan Ne syte e brezit tim jam une origjinali / dikush tjeter ndoshta dukem / para brezave qe kane ardhur. Ai ne frymen e pergjithshme qe pershkon vellimin e ne cdo bulez mendimi e ndjenje eshte vetvetja e shnderruar ne fjale qe perthyejne shtegtimin e tij ne jete nga hovet e lektisjet rinore deri ne permallime pleqerie nga gezimi i celjes se gjethit te ri deri te trishtimi thellesisht njerezor per gjethet e zverdhura vjeshtake qe i merr lumi e te bora qe te kall dridhma.

Por pertej caqeve te kohes e te brezit te cilit i perket autori ne hajket e tij permbahen vlera njerezore e artistike qe nuk jane thjesht pervoje po tipare gjenotipi njerezor sa i miridentifikuar aq dhe jetegjate sepse ne hajket e vellimit Nen ze sado konkrete brendia e tyre ka perjetime ndjenja mendime dhe ide qe them se kurre skane per te perenduar derisa njeriu ka per te qene njeri dhe do te ekzistoje shoqeria njerezore. Mund te kete nuanca qe brezave qe kane ardhur ne tu dukemi dikush tjeter nuk mund te lahesh dy here ne te njejtin lume thuhej ne lashtesi por lumi sidoqofte mbetet lume dhe ne brez pas brezi notojme ne rrjedhen e tij te mesuar prej paraardhesve e duke trasheguar prej tyre ndjenjen e te bukures dashurine per natyren respektin per njeriun trishtimin e kalimin te pa kthim te kohes mall e brenge per cdo gje te bukur qe nuk eshte me e per kedo qe kemi dashur e na ka dashur peng per endrra deshira e aspirata te parealizuara qofshin keto te nje rendesie shoqerore a thjesht intime.

Ne nje fare kuptimi eshte e drejte te thuhet Jeta rruge e pafund. / Secili niset vetem / dhe vetem mberrin. por smund te nisemi ketej per tu fryre ererave te individualizmit te egoizmit e te mbylljes ne vetvete. Perkundrazi te bukuren e te miren kenaqesine dhe gezimin kujtimet e permallimet dhe gjithcka tjeter njerezore N. Jorgaqi e shikon si marredhenie perkimesh e kontrastimesh deshirash e prirjesh te perbashketa nga nderthurja e te cilave me perpjekje dite e nate pa pushim ngjyren e dashurise te perftojme. Ideali i tij ende hipotetik eshte dhene fort mire ne hajkun Cmrekulli do te ishte / te shperndanim ne qiell dertet e tokes / te zbrisnim ne toke paqen e qiellit.

Egoizem ka vetem ne dashuri qofte kur eshte kundruar si joshje kalimtare cast pamundesi e kujtim qofte kur autori deperton ne thelbin e bukurise te cilen e trajton si lakmi zoterimi e nenshtrim perkushtimi. Jane verejtje te holla psikologjike qe thyejne kornizat e egoizmit e te erotizmit mendimet e ndjenjat e shfaqura ne hajket Aq lart te ngjit dashuria / sa fjalet te ngrijne / edhe pse zemra digjet dhe Ishte malli yt ai / qe zbriti henen e plote / nga qielli mbi liqen. Apo ne kete tablo piktoreske magjepsese Perqafuar rri cifti / mes henes varur ne qiell / dhe henes kredhur ne liqen ku bukuria e dashurise merr permasen humaniste te kenaqesise pa interes qe perftohet prej lumturise se te tjereve.

Ne permbajtjen e hajkeve pervecse tek-tuk zene vend nxitje e perjetime erotike instiktive kurse si rregull ndjenjat e qendrueshme sado vetjake burojne prej te menduarit ose te shtine ne mendime. Jo ne arsyetime logjike formale por ne mendime me ngjyrime emocionale sado te ngjashme por gjithsesi me mevetesi te paperseritshme e te drejtperdrejte kur kane forme aforizmi te nenkuptuar kur bazohen ne paralelizma dhe asociative kur dukuria e pasqyruar ka domethenie metaforike a simbolike. N. Jorgaqi ka parapelqyer formen aforistike pa ndonje rregullsi ne masen e vargjeve dhe pa vecim kurdohere te vargut te trete qe ne hajkun klasik japonez duke qene befasues e ne dukje i shkeputur u le hapesire fantazise se lexuesve. Keto ndryshime ne rastin me te mire jane vecori qe meritojne analize me te hollesishme dhe jo dobesi.

Te marrim shembull nje hajk nder me te thjeshtet ne dukje
Kur e theve ate dege te lofates / krahu sa sme levizi nga vendi / dhembje ndjej akoma.
E merrni me mend cka dashur te thote autori me dhembjen qe i ka shkaktuar thyerja e deges se lofates Dhunim i te bukures thyerje e lajmetares se pranveres gjymtim i njeriut e i vete jetes lendim i nje te dashuri brenge e dhimbje per prishjen qortim i hedhur per prishesin grishje per tiu shmangur dhunes.

Ka raste kur ceshte thene fshihet thuajse hermetikisht ne perfytyrime evazive qe i japin me shume liri te menduarit e imagjinates se lexuesve me shume te drejte interpretimi. I mbetet lexuesit jo te hamendesoje cka dashur te thote autori por nisur prej nje formimi e pervoje vetjake tu jape domethenie mendimeve te trishtuara te hajkeve Pa ty yll i vetmuar / qe rri e veshtron trishtueshem / mbi humnere. Ti ike prej kendej pergjithmone. / Mbyllur jane kanatet e dritares / Kujtimi yt shpuze nen hi.

Gjuha e perdorur prej Nasho Jorgaqit i permbahet shkurtesise se hajkut dhe domosdoshmerise qe me pak fjale te thuhet shume gje qe kerkon mund e mjeshteri perzgjedhjeje ne menyre qe cdo fjale te ndihet e lire e plote ne kuptimin qe permban e pazevendesueshme ne kontekst dhe e zhveshur prej stolisjesh te panevojshme. Mos e stolis kot fjalen / kur gjithe bukurine / ajo vet e ka ndash keshillohet ne nje prej hajkeve.

Ky perdorim i pastilizuar i fjales i ben me te prekshme objektet materiale e shpirterore e nxjerr me ne pah tingellimin muzikor te cdo fjale u jep marredhenieve ne mes tyre kontekst poetik dhe ritmin percjelles te dukurive e gjendjeve shpirterore te ndryshme. Por nga ana tjeter fjala sic eshte perdorur tradicionalisht dhe ne hajkun japonez pervec kuptimit konkret eshte perdorur ne menyre te perseritur edhe konvencionalisht si metafore e si simbol apo si shkak perfitimi paralelizmash e perqasjesh lumi ndash jeta qielli ndash prirja drejt hapesirash te lira lulja ndash gezimi i jetes gjethet e vjeshtes ndash trishtimi ngricat e dimrit ndash pleqeria etj. etj.

Permbledhtas ne hajket e Nasho Jorgaqit lexuesi gjen miresi e rrezellime dashurie per cdo gje te bukur njerezore shkrirje te estetikes me etiken nje poezi lirike te nje lloji te vecante realizuar permes nje gjuhe te perpunuar e nje shprehjeje lakonike nje poezi qe te emocionon e te shtyn ne mendime.

23ndash26 korrik 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›