Debati per kartat e identitetit

Dy dite pasi deputeti Artan Gaci foli per 70 mije leternjoftime te falsifikuara, deputeti Taulant Balla e con me tej kete argument, duke akuzuar direkt kryeministrin per vjedhje.
"Deklaroj me pergjegjesi te plote ligjore, politike dhe morale se nuk kam asnje lidhje me prodhimin e atyre kartave. Po me te njejten pergjegjesi, i kerkoj Sali Berishes te sqaroje lidhjen e tij me 70 mije numra identiteti te falsifikuar, duke pranuar hapjen e kutive te 28 qershorit. Tashme eshtja e manipulimit te zgjedhjeve nuk eshte me vetem dhe thjesht nje eshtje e sistemit elektoral. Tashme, per te gjithe shqiptaret eshte e qarte se grabitja e votave nga Sali Berisha, eshte kthyer ne nje sistem te konsoliduar hajduterie, qe ka vene ne rrezik jo vetem demokracine ne vend, por ka veshtiresuar jeten e perditshme te do shqiptari", tha deputeti socialist Taulant Balla.
Qe kur akuza per falsifikim te leternjoftimeve u be ne seancen e fundit te Kuvendit nga Gramoz Ruci, si kryeministri edhe ministri i Puneve te Brendshme Lulzim Basha folen per perpjekje te socialisteve per te njollosur sigurine e tere sistemit dhe per te penguar keshtu liberalizimin e vizave per shqiptaret. Te dielen akuzave te deputetit Taulant Balla iu pergjigj drejtperdrejt deputeti Aldo Bumci.
"Sa poshte ka rene aksioni politik i Edi Rames qe perpiqet kunder liberalizimit te vizave per shqiptaret", deklaroi deputeti PD-se Aldo Bumci.
Siguria e dokumentave te indentitetit eshe nje nga kushtet kyc per liberalimzin e vizave me vendet e Bashkimit Europian qe bejne pjese ne hapesiren shengen.