E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nominimet e banorëve

11/04/10 02:15

Mandi diskuton me Tatianën për largimin e Oltës. Ai shprehet se u habit nga kjo dalje e saj sepse priste me bindje se do dilte Manali, pasi sipas tij, banorët e rinj janë gjithnjë më të rrezikuar. Tatiana tregon se mendonte se do dilte Hakiu, por Mandi mendon se ai do dalë javën tjetër. Ai uron që të mbetet në dyshe me Hakiun e më pas të shohin se kë do votojnë publiku, por Tatiana e kundërshton duke i thënë se televotimi mbyllet për të gjithë banorët në të njëjtën kohë, gjë që Mandi nuk e dinte. Ai tregon se e di se cilët e kanë nominuar, ndërsa Tatiana shprehet se nuk ia ka idenë. Mandi rrëfen se ka nominuar Hakiun dhe Jetmirin, ndërsa atë jo. Tatiana nis të bëjë llogaritë duke marrë për bazë ato që i kanë thënë banorët e tjerë dhe del në konkluzionin se Erioni, Seldi dhe Domi mund ta kenë nominuar. Për Domin ajo nuk është shumë e sigurt duke arsyetuar se ajo mund të ketë nominuar hakiun dhe Mirin, por mandi mendon se ajo i ka nominuar të dy, edhe Tatianën edhe atë vetë. Ai mendon se Tatiana mund të jetë nominuar për shkak të raportit që kishte me Oltën dhje meqë Domi rrinte me të, mund të ketë marrë këtë vendim. Tatiana e pohon dhe thotë gjithashtu se mund ta kenë nominuar edhe sepse gëzoi kur Olta doli. Ajo shprehet se është shumë kurioze të dijë nëse Seldi e ka nominuar vërtetë. Mandi mendon se atë e ka nominuar Domenika, pikërisht nga prishaj e marrëdhënieve mes të dyve. Të dy banorët fillojnë të llogaritin se kur mbaron BB. Mandi mendon se javën tjetër do ketë dy eleminime. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›