E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mënyrat e tjera dëshmojnë injorancën dhe paaftësinë e sistemit

Urdhri për deklarimin e të ardhurave është një hap i pastudiuar. Nuk arrij të kuptoj pse dikush duhet të deklarojë të ardhurat e tij në mënyrë publike? Është e drejta e individit që të ketë një privatësi të caktuar.

Deklarimi i të ardhurave mund të bëhet në mënyrë vullnetare, për ndryshe është prekje e të drejtës se njeriut për të ruajtur sekret pjesë të jetës së tij.

Ndryshe, nëse dyshohet që dikush ka të ardhura të fituara në rrugë të pandershme. Në këto raste i takon Ministrisë së Financave që, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Rendit, të hetojë në detaje mënyrën e përfitimit të të ardhurave. Nëse ka vend për abuzim, të gjobiten deri në heqjen e lirisë, mbi bazën e ligjit aktual.

Të tjerat janë një injorancë e sistemit aktual, dëshmi e paaftësisë së tij për kontroll dhe dëshmi e mentalitetit që nuk e kupton dot të drejtën e njeriut në një sistem demokratik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›