'Merah' shpërthen polemikat në Francë, përgatitet ligj i ri antiterrorizëm
PARIS-Pas vrasjes se Mohamed Merah, në France polemikat kanë shpërthyer lidhur me mënyrën se si autoritetet trajtuan cështjen e vrasësit të Tuluzës, ndërsa qeveria ka nisur tashmë punën për një ligj të ri anti-terrorizem. Merah vëzhgohej prej vitesh nga 007-franceze dhe madje ndodhej në listën e zezë amerikane të terroristeve pasi ishte ndaluar në Afganistan, e megjithate arriti të vrasë 7 persona.
Por, për presidentin francez Sarkozi, shërbimet sekrete nuk kanë faj ndërsa Ministri i Jashtem Alen Zhype, pranoi se është e natyrshme që të ngrihen pyetje mbi rolin dhe gabimet e mundshme të sherbimit inteligjent të Francës, megjithatë hetimet do të qartësojne gjithcka. Nga ana tjetër Ministri i Brendshëm Claude Gueant, ka siguruar se të rinjtë xhihadistë që janë rreth 20 në te gjithe vendin tani e tutje do te mbikqyren me rreptësi.
Ekspertët nga ana tjetër thonë se nuk është e mundur të mbikqyren 24 orë në 24 personat e skeduar që nuk kanë treguar se përbëjnë rrezikshmëri të lartë.
Por, historia e Mohammed Merah, duhet të kishte shërbyer si këmbane alarmi për autoritetet franceze.
Vec trajnimit në kampet xhihadiste mes Afganistanit dhe Pakistanit, i riu me origjinë algjeriane ishte i skeduar dhe marrë në pyetje ndërsa kishte kryer burg për rreth 15 krime të vogla në Francë.
Që nga 2010, Merah ishte edhe në listën amerikane 'No fly', lista e shërbimeve inteligjente për personat e dyshuar me lidhje me terrorizmin dhe të cilëve nuk u lejohet të udhëtojnë drejt SHBA-ve. Dhe tani pas humbjes së 7 jetëve të pafajshme, dhe vrasjes së tij, qeveria franceze po bën përpjekjet për të mos lejuar me të perseritet një gjë e tille.
Vetë kryeministri francez Fransua Fillon ka deklaruar se kabineti i tij po punon për një ligj të ri antiterrorizëm që pritet të hartohet brenda 2 javësh, për të cilin qeveria do të konsultohet me liderët e senatit, që kontrollohet nga opozita. Duke folur për radion franceze RTL ai tha se autoritetet për asnjë moment nuk kishin dyshuar që Mohamed Merah ishte i rrezikshem megjithë precedentin e tij penal.
(d.b/News24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Francë, polemika pas vrasjes së Merah, ligj i ri antiterrorizëm