E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu: Reforma zgjedhore të garantoje barazi vote

TIRANË- Reforma zgjedhore duhet të garantojë barazinë e votës. Për kreun e Republikanëve Fatmir Mediu sistemi zgjedhor, duhet të jetë i tillë që vota të shkojë për partinë që është hedhur dhe jo të shkojnë për partitë e mëdha. Në një takim me gratë Republikane Fatmir Mediu nënvizoi rëndësinë e përfshirjes më të lartë të grave në proceset vendimarrëse.

“Nëse do themi se zonjat e zbusin politikën, në mënyrë të padiskutueshme zbutjen e kësaj politike mund ta bëjnë vetëm nëpërmjet një raporti të drejtë kualitativ në Kuvendin e Shqipërisë, dhe në institucione të tjera. Që të ketë mundësi konkurimi real për ju duhet të ketë mundësi konkurimi real për subjektet politike në të cilat ju përfaqësoheni dhe përfshiheni në garë. Nëse do të ndërtohen formula brenda sistemit zgjedhor për ti rrëmbyer një partie apo një partie tjetër kandidat kjo padyshim jo vetëm do cënojë kuotën, por edhe përfaqësimimn e drejtë të qytetarëve shqiptar.”,- deklaroi Mediu.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›