Merakto e Juventusit kalon në planin B
Nga Spanja vijnë zërat se Juventus duket të bëjë kurban një nga mesfushoret më potent për të afruar në skuadër sulmuesin argjentinas Higuain. Madrilenet duket se u kanë vënë kushte bardhezinjve për të marrë kartonin e bomberit të “galaktikëve”.
Sipas të përditshmes AS bëhet e ditur se madrilenet u kanë kërkuar drejtuesve të Zonjes në bisedimet e fundit një shkëmbim mes Vidal dhe Higuain. Ky kusht nuk është pranuar parimisht nga drejtuesit e Juventusit, të cilët e shohim mesfushorin e tyre të pashitshem përkundrejt çdo çmimi.
Duke parë vështirësitë e hasura nga ana e madrilenëve për Higuain në Torino po flitet gjithnjë e më shumë për një plan “B” si alternative për të zevendesuar El Pipitan. Lojtari që ka përfunduar në objektivin e marotes dhe jo vetem, është sulmuesi i Manchester Sitit, Karlos Tevez. Kontrata e këtij të fundit me “Qytetaret” skadon në 2014 ndërsa për kartonin e tij drejtuesit e Sitit do të ishin të gatshëm të jepnin ok edhe për 10 milion euro.
Kjo shifer duket shumë më e arsyeshme se ajo që kërkojnë madrilenet për Higuain, ndaj edhe mundësia që Teves të veshë fanellen bardhezi në sezonin e ardhshëm është shumë më e madhe.
Duke parë këtë fakt drejtuesit e Juventusit mund të sjellin në Torino një “Top Pleyr” pa shpenzuar shuma të mëdha eurosh, një synim ky i aplikuar edhe më parë në kampin e Zonjes së Vjeter. Për të marrë shërbimet e Tevez Marotës, duhet të mposhtë konkurencen e skuadres së Monakos e interesuar edhe kjo prej kohesh për bomberin argjentinas.
Përveç kësaj mundësia që shihet si më e mira për Juventusin është se drejtuesit janë futur në tratativa edhe me Fiorentinen për Jovetiç. Pasi kanë marrë miratimin e vetë fantazistit malazez në oret e fundit ka ardhur edhe miratimi i Monteles për kalimin e sulmuesit ballkanas në radhet e Juventusit.
Oret e ardhshme prit të vendosin shumë mbi merkaton e Juventusit dhe tratativat që ata kanë nisur me lojtaret e rëndësishem që shihen si përforcime të domosdoshme për edicionin e ardhshëm.