E Shtunë, 31 Tetor 2026

Darka e fundit nga Valdes

Victor Valdes është duke i kaluar ditët e fundit si portier i Barcelonës. Portieri spanjoll është afër largimit nga skuadra, gjë e cila u konfirmua nga skuadra.

Valdes i ka mbledhur bashkëlojtarët e tij së bashku me zyrtarët e skuadrës katalonase në një darkë e cila thuhet të jetë lamtumirëse.

Valdes thuhet se i ka ftuar të gjithë të pranishmit në stërvitjen e mëngjesit, ndërsa darka është mbajtur vonë në mbrëmje.

Sipas disa mediave, Valdes do të jetë portier i skuadrës franceze Monaco./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›