Kampioni quhet Peja

Peja është kampioni i ri në basketbollin kosovar. Skuadra pejane e ka mposhtur edhe në ndeshjen e tretë Sigal Prishtinën për të festuar titullin kampion. Në një atmosferë fantastike, Peja arriti të fitoj ndeshjen e tretë dhe vendimtare me rezultat 84-73.
Prishtina arriti ti rezistoj Pejës vetëm në çerekun e parë duke treguar një lojë të bukur. Peja bëri diferencën në çerekun e dytë duke u shkëputur në rezultat, për ta mbajtur atë deri në fund.
Edhe një herë me radhë Dardan Berisha ishte lideri i skuadrës i cili ishte i pandalshëm gjatë tërë ndeshjes. Lojë të bukur për Pejën tregoj edhe Samit Shaptahovic.
Në anën tjetër te Prishtina ishin të disponuar për lojë vëllëzrit Rugova dhe amerikani Terell.
Ky është titulli i dytë për Pejën që nga paslufta./Indeksonline/