E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mercedes, gati 7 milion euro për Shumin

Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, oferta do të bëhet nga vetë pronari i Mercedes GP, Norbert Haug, i cili prej kohësh po kërkon një pilot që do t’i bashkohet 24-vjeçarit Nko Rosberg në njëvendëshen gjermane për sezonin e ri.

Shuma që i ofrohet Majkëll Shumakerit është e njëjtë me atë që iu ofrua Xheson Batonit, para se kampioni i botës në fuqi të kalonte tek Mek Laren. Ndërkohë që oferta prej shtatë milion eurosh është më e madhe se shuma që Shumi fitonte në kohën kur ishte tek Ferrari (5 milion euro).

Menaxheri i Shumakerit, Uili Veber, deklaroi se klienti i tij do të marrë një vendim përfundimtar pas Krishtlindjeve. Sipas ish-pilotit të Ferrarit dhe Mek Larenit, Niki Lauda, paratë nuk do të jenë faktor përcaktues në vendimin e Majkëll Shumakerit.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›