E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet uji në qytetin e Fierit

“Më datë 10.12.2009, rreth  orës 09:00, ka ndodhur një difekt i rëndë në tubacionin kryesor  që furnizon me ujë  qytetin e Fierit nga pus shpimet Kafaraj, si pasojë e të cilit nuk është bërë i mundur furnizimi me ujë i banorëve të qytetit të Fierit”, bëri të ditur ministria.

Autoritetet përkatëse kanë ndërhyrë duke riparuar defektin e krijuar, ndërkohë që stacioni i pompimt ka filluar nga puna. Në njoftimin e mbrëmshëm, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, bëri me dije se furnizimi me ujë i banorëve të Fierit dhe zonës përreth, do të bëhet  i mundur të shtunën në  mengjes, si pasojë e kohës së domosdoshme për testimin dhe presimin e rrjetit nga linja kryesore, depo dhe rrjetit shpërndarës.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›