Mërdhihet Ronaldo në Manchester

Kristiano Ronaldo dhe galaktikat e tjerë të Real Madridit kanë arritur të dielën në mbrëmje në Manchester për tu përballur me Djajt e Kuq në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve.
Ish-ylli i Manchester United, i cili do të luaj në Old Trafod për herë të parë që kur u largua drejt Madridit në 2009, u prit nga një numër i madh i tifozëve në aeroport.
Por duket se portugezi kishte harruar sa ftoftë është në Manchester në muajin mars, pasi ai kishte ardhur i veshur me pantallona të shkurta.
CR7 do të pritet mirë nga tifozët në Old Traford, por nuk është e sigurt se si do të reagoi ai nëse shënon gol kundër ish-skuadrës së tij.
“Nuk mund të them se ccfarë do të bëjë. Do të jetë diccka spontane, por do të dëshiroja të jam në situatë të tillë”, ka thënë Ronaldo./Indeksonline/