"Edhe Adebayor duhej të ishte i vdekur"

Tifozët e Arsenalit ishin turpi i Londrës në derbin ndaj Tottenhamit. Një gjest i ulët u pa në fillim të ndeshjes kur Bale u godit me banane, që përban një fyerje për yllin e Tottenham.
Jo vetëm kaq, ata fyen rëndë edhe ish yllin e tyre Emanuel Adebayor. Në stadium janë dëgjuar thirrje ku përqeshen të vdekurit e Togos në vitin 2010 nga një sulm kriminal pjesë e cilit rast ishte edhe Adebayor por që kishte shpëtuar.
"Pjesë e atyre të vdekurve duhej të ishe edhe ti. Je një kalbësirë" ishin disa nga thirrjet turpëruese të tifozëve mysafir./indeksonline/