E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mërgim Mavraj: Do të qëndroj te Greuther Furth

Gjatë ditëve të para të Qershorit u fol për një interesim të madh të Lazios në drejtim të qendërmbrojtësit të kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, madje disa media italiane e konsideruan të mbyllur marrëveshjen me Greujther Furth, por lojtari kuqezi zbulon se interesi konkret ka munguar.

Lojtari shqiptar thekson për mediat gjermane se nuk ka foluar asnjëherë me askënd  për transferimin e tij në Romë, madje ka theksuar përherë se mund të qëndrojë te klubi aktual edhe pse ka rënë një kategori më poshtë.

Në vijim qendërmbrojtësi i hekurt i shqiponjave kuq e zi shton se tani nuk është momenti i duhur për të folur rreth rinovimit të kontratës apo një largimi të mundshëm. Ai e pranon se agjenti i tij dhe klubi kanë nisur bisedimet dhe janë shumë afër firmës, ndaj duhet pritur që gjithçka të mbyllet me sukses. Mavraj shton se zërat që e lidhën me Lazion u shtuan gjatë kohës që ai ishte grumbulluar me Shqipërinë për ndeshjen kundër Norvegjisë, por nënvizon se ishte shtypi italian ai që e fryu këtë situatë duke e konsideruar pothuajse të mbyllur transferimin e tij te skuadra ku luan edhe kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

Në fund intervistës së tij për mediat gjermane, 27-vjeçari shqiptar pohon se: “Objektivi aktual është që të ndihmojë Greuther Furth për t’u ringjitur sa më shpejt mes skuadrave më të mira të kampionatit gjerman dhe jo çështja e merkatos. Nëse arrijë të mbetem pjesë e kësaj skuadre, unë do të japë kontributin tim në vitin e ardhshëm që të jemi sërish pjesë e Bundesligës së parë. Në të kundërt, nëse drejtuesit nuk do të rinovojnë me mua unë do të kërkojë një tjetër skuadër e cila do të studiohet mirë nga ana ime dhe e menaxherit tim, pasi nuk dua të luajë shumë me karrierën time. Unë do isha i lumtur të vazhdojë këtu, por asnjëherë nuk ka gjë të sigurt për të ardhmen”, theksoi mbrojtësi Mavraj i cili edhe pse dëshiron të mbetet pjesë e Greuther Furth, sërish ka lënë të hapur edhe mundësinë e transferimit te ndonjë skuadër tjetër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›