Merkato/ Në Turqi janë të bindur se Ter Shtegen ka akord me Gallatën

E ardhmja e Mark Andre Ter Shtegen nuk është më e sigurt në Barcelonë. Ekipi i Laportës ka aktivizuar ditën e djeshme opsionin për të blerë nga Espanjol, Joan Garsia. Portieri spanjoll kishte një klauzolë prej 25 milionë eurosh dhe Barça ka inofrmuar ekipin e qytetit se do të jetë gati për ta paguar.
Në këtë mes mbetet e paqartë e ardhmja e Ter Shtegen, i cili u rikthye këtë sezon pas një dëmtimi serioz në gju. Sipas medieve turke 33-vjeçari, i cili është mes më të paguarve në Barcelonë, po përgatitet për tu larguar pasi ka gjetur një akord me formacionin e Gallatasarajit.
Sipas të përditshmes turke “Fanatik”, skuadra e Gallatës po shikon nga e ardhmja pasi po përgatitet për të zëvendësuar Muslerën, i cili do të largohet nga Stambolli pas plot 14 vitesh.