E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkato e Spanjës, dominojnë Reali dhe Barcelona

Nuk është më koha e Galaktikëve por koha e specialëve. Një vit pas fushatës më faraonike të blerjeve në merkato që do të mbahet mend gjatë merkato në Spanjë është më e varfër por sërish ka pasur lëvizje të bujshme. Reali i Madridit ka zgjedhur më mirë të besojë te pankina dukë bërë një goditje me afrimin e Murinjos ndërsa edhe në merkato janë bërë disa goditje të mirë që gjithsesi jo pak por shkojnë deri në 51 milion euro. Në La Liga nuk ka pasur asnjë prezantim Hollivudian por kjo merkato ka konfirmuar sërish Realin dhe Barcelonën si mbretëreshat e merkatos. Më pas vinë skuadrat e tjera ku Valencia dhe Sevilja kanë bërë disa blerje. Blerja më e madhe është e sulmueit Sopanjoll David Villa i cili ka kaluar nga Valencia në Kamp Noyu për rreth 40 milion euro. Barcelona ka marrë dhe Adrianon nga Sevilja për 9 milion euro ndërsa Reali i Madridit blerjen më të shtrenjtë e ka te Argjentinasi Angel Di Maria që ka kushtuar 254 milion euro. Perez nuk ka shpenzuar si vitin e kaluar ku Hollivudin e transferoi në Bernabeu me prezantimet Hyjnore te Kaka dhe Ronaldos por gjithsesi një si Perez nuk mund të rri pa shpenzuar dhe 51 milion euro kanë shkuar për të plotësuar dëshirat e Murinjos. 10 milion Kedira po kaq për Pedro Leon , 6 milion për Kanales dhe 25 për Di Maria. Në fakt në realitet më aktiv në merakto ka qënë Valencia e cila ka shitur lojtarët më të rëndësishëm për të përfituar plot 80 milion euro. David Villa, David Silva, Nikola Zigic dhe Karlos Marcena. Për të afruar ajkën si Mehmet Topal, Tino Kosta, Soldado dhe Aduriz. Edhe Atletiko ka bërë blerje ndërsa kërkon edhe Filipe Luis. Maikon dhe Fabregas nuk mbërritën në La Liga ndërsa largimet e Raul dhe Guti e kanë bërë më të varfër Realin nga emir i legjendave.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›