Merkato e verës pritet e nxehtë, Çelsi ka hapur portofolin
Çelsi: Hazard-Hulk
Bluve të Londrës u ka shijuar shumë Liga e Kampionëve dhe synimi i ardhshëm do të jetë padyshim mbrojtja e këtij trofeu. Bosi Abramoviç i ka çmendur të gjithë duke bërë dy blerje të fuqishme. Eden Hazard ka shprehur vetë se do të luajë sezonin e ardhshëm tek Çelsi ndërsa për Hulk flitet se është shumë afër marrëveshja. Manjati rus është i gatshëm të paguaj 50 milionë euro për këtë të fundit.
Mançester Junajtid-Skolls
Djajtë e kuq kanë zyrtarizuar shtyrjen e kontratës për lojtarin Pol Skolls. 37- vjeçari, tashmë legjendë në këtë ekip, do të luajë edhe për një vit tjetër. Vetë Skolls e ka pranuar që largimi nga futbolli qe i nxituar dhe tani është i kënaqur që luan sërish.
Liverpul-Krasiç
Milos Krasiç nuk është në planet e Kontes dhe sigurisht ai do të largohet nga Juventusi këtë verë. Shumë skuadra përflitet se duan shërbimet e serbit por ende nuk ka asgjë zyrtare. Mes skuadrave të sipërpërmendura është edhe Liverpul. Mos u habitni nëse Milos Krasiç luan në Premier Ligë.
Milan-Inter: Shahin
Derbi i Madoninës ka dalë jashtë tapetit të blertë. Dy skuadrat e Milanos janë në garë për shërbimet e mesfushorit të Realit, Nuri Shahin. Ky i fundit nuk ka gjetur shumë hapësira tek galaktikët edhe pse Murinjo është shprehur se nuk do ta shesë atë. Mediat raportojnë se ai do të largohet por destinacioni i tij nuk dihet.
