Irlanda voton për paktin fiskal të BE
Irlandë- Republika e Irlandës po voton sot nëse do të ratifikojë paktin fiskal të Bashkimti Evropian i cili vendos kufizime të rrepta për defiçitet buxhetore të këtyre vendeve.
Refuzimi i këtij pakti mund të pengojë Irlandën që të ketë akses në fondet e emergjencës së BE-së kur paketa aktuale skadon në vitin 2013.
Irlanda është e vetmja nga 25 vendet pro paktit të BE-së që e ka hedhur në votim kombëtar, por vetëm 12 nga 17 vende kanë nevojë ta ratifikojnë atë dhe një votë “jo” e irlandeze është e pamundur për ta ndalur.
Ndërkohë që sondazhet tregojnë se pjesëmarrja nuk pritet të jetë e lartë, teksa analistët thonë se populli do të mund të votojë kundër traktatit masi janë të zemëruar me masat shtrënguese dhe do të kërkojnë të ndëshkojnë qeverinë. Pakti i nënshkruar nga të gjithë vendet anëtare të Bashkimit Evropian me përjashtim të Republikës Çeke dhe Britanisë së Madhe lejon shetet anëtare të BE-së të koordinojnë politikat e tyre buxhetore dhe të vendosin penalitete për shkelësit e tyre. Ai angazhon të gjitha vendet që e kanë ratifikuar për të arritur defiçite buxhetore më pak se 0.5% të prodhimit ekonomik, vitin e kaluar defiçiti i Irlandës arriti 13.1%.
Në një fjalim televiziv kryeministri irlandez Enda Kenny u bëri thirrje irlandezëve ta votojnë traktatin. ‘Unë kërkoj nga ju të bëni një kontribut të mëtejshëm duke ardhur të votoni të enjten, ‘po’ për investime, ‘po’ për stabilitet, ‘po’ për shërim dhe ‘po’ për një Irlandë të punës’- tha Kenny teksa rezultatet s’priten të dalin deri të premten vonë.
Dorina Bilbili/IDEA/