E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel- Samaras: Greqia të qëndrojë në Eurozonë, mbani premtimet

Berlin- Pas takimit me presidentin e Francë, kancelarja gjermane Angela Merkel ka pritur sot në Berlin kryeministrin grek, Antoni Samaras.

Gjatë një deklarate për mediat ajo ka thënë se është pro qëndrimit të Greqisë në zonën euro, ndërsa ka kërkuar që kys htet të mbajë premtimet e dhëna.

Edhe sot ajo ka thënë se nuk është lajm i mirë kërkesa për zgjatjen e afatit për reformat, ndërsa ka thënë se verdikti final për këtë kërkesë do të jepet pas vizitës së trojkës në Athinë.

“Eshtë e rëndësishme që ne të mbetemi besnikë ndaj angazhimeve tona dhe mbi të gjitha të presim raportin e Trojkës për të parë rezultatet e Athinës. Por, ne inkurajojmë Greqinë të vazhdojë në rrugën e reformave”,- tha ajo.

Ndërsa samaras u shpreh se Greqia është e bindur për të plotësuar të gjitha kushtet dhe po punon për realizimin e këtij qëllimi.

” Unë jam i bindur se raporti i Trojkës do të konfirmojë këtë; do të kemi rezultate jo vetëm në eliminimin e deficitit buxhetor por edhe të deficitit në besueshmëri. Ne jemi njerëz krenarë dhe nuk na pëlqen të varemi nga paratë e huazuara. Ne duam të qëndrojmë në këmbët tona dhe do të kemi sukses, – deklaroi Samaras.

Më herët gjatë një deklarate për gazetën franceze Le Monde ai ka deklaruar se po vijojnë masat për daljen nga kriza. Ndërsa ka thënë se po punohet për privatizimin e hekurudhës, të disa gadishujve dhe shitjen e ishujve të pabanuar.

Pas takimit me Merkel, Smaras do të zhvillojë ndesër një takim edhe me presidentin frances, Francoi Hollande.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›