E Enjte, 5 Nëntor 2026

Merkel: Do vazhdojmë evakuimet nga Kabuli

Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri të ditur se transporti ajror në Afganistan do të përfundojë “brenda pak ditësh”.  Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që ish-punonjësit lokalë dhe njerëzit e tjerë në nevojë në Afganistan nuk do të mbrohen, tha Merkeli në deklaratën në emër të qeverisë para Bundestagut. 
Në fjalën e saj, kancelarja foli për një vendim të vështirë në lidhje me tërheqjen e punonjësve lokalë. “Le të përfytyrojmë për një çast që Gjermania të mos kishte filluar vetëm tërheqjen e Bundesëehr-it në pranverë, por edhe tërheqjen e punonjësve lokalë e të organizatave ndihmëse gjermane. Disa do ta kishin vlerësuar këtë me siguri si kujdes parashikues”, tha ajo.  
Polonia dhe Belgjika i dhanë fund operacioneve të tyre të evakuimit nga Afganistani, ndërsa vende të tjera evropiane u zotuan të mërkurën të vazhdojnë të qëndrojnë sa më gjatë të jetë e mundur, ndërsa ngushtohen afatet drejt tërheqjes së plotë të trupave amerikane.
Ndërkohë Shetet e Bashkuara kanë evakuuar gjatë 24 orëve të fundit 19,000 amerikanë dhe afganë që donin të largoheshin nga vendi, njoftoi Departamenti i Mbrojtjes. Megjithatë zyrtarët thane se 10,000 persona të tjerë po dynden në aerportin ndërkombëtar në Kabul me shpresën që të ikin nga vendi që kontrollohet tani nga Talebanët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›