E Enjte, 5 Nëntor 2026

Turqia fillon evakuimin e forcave nga Afganistani

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka bërë të ditur se vendi ka filluar evakuimin e trupave të saj nga Afganistani. “Forcat e Armatosura turke po kthehen në atdheun tonë me krenarinë e përmbushjes me sukses të detyrës që u është besuar”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se që nga viti 2002, Forcat e Armatosura turke kanë operuar në Afganistan në misionet e OKB-së, NATO-s dhe marrëveshjeve dypalëshe për të kontribuar në paqen, mirëqenien dhe stabilitetin e popullit afgan.

Ai shtoi se trupat turke ndërhynë së bashku me ushtarët e vendeve të tjera gjatë kaosit dhe siguruan sigurinë në Aeroportin Ndërkombëtar “Hamid Karzai” në Kabul. Në deklaratë theksohet se rreth 1.129 civilë turq u evakuuan me avionë ushtarak gjatë këtij procesi. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›