Vampiri pezullohet per shtate jave

Skuadra e Ajaksit me qellim qe te mos ta dergoje kete ceshtje ne Komisionin e Disiplines ka pranuar qe sulmuesi i saj Luis Suarez te pezullohet per shtate jave pas atij episodi qe ndodhi ne takimin Ajaks - PSV Eindhoven futbollisti nga Uruguai u kthye ne protagonistin kryesor te atij takimi qe mbaroi 0-0 pasi kafshoi ne qafe si nje vampir mesfushorin e ekipit kundershtar Otman Bakal. Vete klubi i djemve te zotit para se te merrnin vesh denimin e dhene nga Federata Holandeze e Futbollit e kishin pezulluar Suarezin per dy takime. Suarezi eshte akuzuar per sjellje te dhunshme. Keshtu per shkak te ketij pezullimi ai nuk do te luaje ne kampionat deri me 4 shkurt. Pra deri ne ate date sulmuesi i kombetares se Uruguait do te mund te luaje vetem nje takim. Behet fjale per ate te tete dhjetorit ku Ajaksi do te luaje ndeshjen e fundit te vlefshme per grupin G ndaj Milanit ne San Siro. Kjo mase qe u mor ndaj lojtarit ishte kaq e rende pasi ai edhe ne fillim te sezonit u pezullua per ne ndeshje pasi mori nje karton te kuq ne Superkupen e Holandes.