E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti diskuton projekt-buxhetin opozita e quan jorealist

Parlamenti i Shqiperise shqyrtoi sot projekt-buxhetin e shtetit per vitin e ardhshem ne qender te te cilit jane disa investime te konsiderueshme ne infrastrukturen rrugore arsimore e spitalore te vendit si edhe shkurtime te shpenzimeve administrative krahas rritjes se re te zakonshme te pagave dhe pensioneve.

Kryeministri Sali Berisha tha se ky eshte projekt-buxheti me i madh qe vendi ka hartuar deri me sot. Investimet ne rrjetin rrugor jane perqendruar ne hapjen e nje tuneli ne autostraden Tirane-Elbasan dhe vazhdimi i ndertimit te autostrades se jugut. Ai u beri thirrje deputeteve te opozites qe te votojne pro ketij projekt-buxheti dhe te vezhgojne zbatimin e plote te tij.

Ta ndiqni kete buxhet monitorojeni kete buxhet qindarke per qindarke se kjo eshte detyra juaj si opozite te qendroni si garant te zbatimit te tij te perpikte dhe te transparences se plote ne perdorimin e tij. shte e vertete qe buxheti miratohet edhe vetem me votat e shumices por ju ftoj te nderuar deputete qe te votoni kete buxhet. Mos e humbni shansin per tu bere me voten tuaj bashkautore ne buxhetin me te madh qe ka njohur vendi ne historine e tij i cili do te sjelle transformimet me te medha ne nje vit se cdo buxhet tjeter - iu drejtua kryeministri Berisha deputeteve te opozites.

Por opozita shprehu skepticizmin e vet per kete projekt-buxhet i cili sipas saj nuk mbeshtetet ne llogaritje realiste. Opozita socialiste e kritikoi projekt-buxhetin per llogaritje euforike te investimeve publike per vitin e ardhshem. Sipas saj projekt-buxheti nuk eshte realist ne parashikimin e investimeve as ne parashikimin e mbledhjes se taksave dhe as per rritjen ekonomike.

Kryetari i grupit parlamentar te Partise Socialiste Gramoz Ruci deklaroi se projekt-buxheti nuk eshte transparent dhe madje shifrat jane me te ulta se nje vit me pare.

Te ardhurat nga tatimet ne buxhetin 2011 jane me te vogla se buxheti fillestar i 2010. Te ardhurat nga taksat dhe doganat po ashtu jane me te vogla se buxheti fillestar i 2010. Te ardhurat per pushtetin vendor ne parashikimet 2011 jane me te ulta se buxheti i vitit te kaluar. Te ardhurat per sigurimet shoqerore 2011 jane me te vogla se buxheti i 2010. Po e njejta gje reflekton edhe tek shpenzimet - tha zoti Ruci.

Fondi Monetar Nderkombetar i kerkoi Shqiperise te ule deficitin buxhetor dhe borxhin e brendshem gjate hartimit te projekt-buxhetit per te rritur qendrueshmerine dhe normalitetin e ekonomise se vendit. Nje mision i FMN vizitoi Shqiperine ne kohen kur qeveria hartoi projekt-buxhetin e vitit te ardhshem dhe deklaroi se ulja e borxhit dhe e deficitit duhen bere me masa dhe parashikime realiste.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›